Davos, 22 janar -Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror 2020, i cili do të zhvillohet nga 21 deri në 24 Janar 2020 në Davos, do të mirëpresë rreth 3000 pjesëmarrës nga rreth 90 vende, nga bota ekonomike, politike, shkencore ose kulturore. Evenmenti, e cila do të zhvillohet nga 21-24 janar në Graubünden (GS), do të mirëpresë edhe aktivistin e klimës Greta Thunberg. Për pjesëmarrjen e saj të dytë, vajza e re suedeze duhet të marrë pjesë në tre mitingje. Dy personalitet e larta boterore ne samitin e sivjem boteror ekonomik ne Davos te Zvicres jane presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Do perkujtuar se vitin e kaluar samiti i Davosit u mbajt pa disa lidere te superfuqive boterore (Trump, Macron, May..) njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

 

Thaci pret takime me homolguine tij amerikan Trump, ate te Serbise Vucic, ket te fundit e ka te siguruar 

Ne kete forum ku po marrin pjese personalitete te larta boterore, po ndiqet edhe nga perfaqesues te larte te shteve nga ballkani perfshire ketu edhe nga Kosova, Sllovenia, kracia, Greqia.. Kosova përfaqesohet nga presidenti i saj Hashim Thaci. Gjatë qëndrimit në Davos, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës për të thelluar marrëdhëniet bilaterale.

Rreth 500 gazetarë boteror do të mbulojnë ngjarjet e samitit te sivjem ne Davosin e bardhe te mbuluar me debore.

Agjencia e lajemeve “Presheva jonë” qe po ndjek forumin nderkombetar  nga burimet e saj diplomatike ka mesuar se Thaci po perpiqet permes kanaleve te tij te takohet edhe me presidentin amerikan, z.Turmp. Kerkesa e Thacit për kete takim eshte duke u shqyrtuar nga kabineti i presidentit amerikan, cka eshte ne pritje te pergjigjies.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror është një nga ngjarjet kulmuese të lajmeve ekonomike dhe sociale në botë. Zvicra do te prezentohet nga presidnetja e konfederates znj.Simonetta Sommaruga. Këshilli Federal, qeveria e Kantonit të Graubünden dhe këshilli bashkiak i Davos shfrytëzojnë mundësinë e edicionit të 50-të të Forumit për të nënvizuar fuqimisht rëndësinë që ka për Zvicrën. Duke bashkuar përfaqësues nga bota politike, ekonomike, shkencore ose kulturore, Forumi Davos i jep Zvicrës mundësinë për të vendosur ose zhvilluar marrëdhënie me personalitete të shumta të niveleve të larta në një mjedis të privilegjuar.

Forumi Ekonomik Botëror (WEF) është një fondacion jofitimprurës, më i njohur për takimin e tij vjetor që zhvillohet në qytetin e Davos. Me rastin e kësaj ngjarje që zhvillohet në qendrën e kongreseve moderne të Davos, ekspertë ekonomikë të njohur ndërkombëtarisht, figura politike, intelektualë dhe aktorë të jetës së mediave mblidhen për të diskutuar çështjet e fundit që prekin botën tonë. Forumi gjithashtu organizon takime të tjera gjatë vitit dhe boton raporte kërkimore. Zyrat e saj aktualisht janë të vendosura në Pekin dhe New York.

SHPËRNDAJE