Kryetarja Diellza Kukaj, do të ndihmohet nga një kryesi 39 antarëshe, e përbërë nga gra të suksesshme të profesioneve të ndryshme që nga arsimi, shëndetësia, shkenca e teknologjia, e deri te deputete, aktiviste të njohura politike dhe të çështjeve gjinore. Gjithashtu një pjesë e kryesisë përbëhet nga gra që për herë të parë marrin pjesë në këtë forum të lartë të partisë. Në mbledhjen solemne, mori pjesë edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili foli për rolin historik të gruas në Kosovë, rëndësinë e aktivizimit të grave në politikën kosovare. Haradinaj ka falënderuar gratë e Aleancës për kontributin e tyre shumëvjeçar në këtë parti dhe ka inkurajuar për sa më shumë aktivizëm të tyre. Kujtojmë se Këshilli i Përgjithshëm i AGK dhe kryetarja, janë zgjedhur në Kuvendin zgjedhor të mbajtur në maj të këtij viti.
