Historia e Kosovës është e mbushur përplot heroizma, kjo për shkak se në çdo etapë të kësaj historie, për mirëmbajtjen e qenies tonë kombëtare është nevojitur ndonjë heroizëm, ndonjë përkushtim enorm kombëtarë, rrjedhimisht edhe Kosova e Shqipëria, por sidomos Kosova kanë kaq shumë heronj dhe i respektojnë kaq shumë heronjtë.

Pas përfundimit të luftës dhe sakrificës së madhe të popullit tonë për liri, në konsideratë ka ardhë zhvillimi i vendit, zhvillim ky i cili ka ndodhë me një shpërthim të madh në të gjitha drejtimet, e kjo shpjegohet thjeshtë, shqiptarët – kosovarët, liridashës e të barabartë me të gjithë popujt e tjerë kishin nevojë për liri në mënyrë që t’i tregojnë botës se sa shumë mund të bëjnë për kombin e tyre, për atdheun e tyre dhe se sa shumë e kanë vuajtur mungesën e lirisë si dhe shtypjen ndër shekuj nga armiqtë.

Kur jemi te atdhetarizmi dhe ruajtja e dinjitetit, këtë lehtë mund ta shohim ndër të tjera edhe në sport, ku si në sporte individuale, ashtu edhe në ato kolektive, shqiptarët edhe në Jugosllavi, kush më shumë e kush më pak, kontribuan në artikulimin e vullnetit kombëtarë për liri, për mos nënshtrim. I tillë ka qenë rasti i futbollit, ku përkundër represionit të madh e të dhunës së pamëshirshme, Kosova kishte djem e vajza që nuk u frikuan të organizohen si të pavarur, duke iu bashkangjitë secilës pore të popullit, i cili i lodhur nga dhuna shumëdimensionale, kërkonin liri.

Dihen botërisht “heronjtë” e futbollit të asaj periudhe, sot nderohen si meritorë të guximit të treguar në rastet kritike, por ajo periudhë tashmë ka mbaruar, sot jemi në rrethana fantastike, të thjeshta për të treguar dashurinë për atdheun, përkushtim e respekt ndaj popullit tënd. Sot Kosova është e lirë, futbolli kosovarë i pavarur, i anëtarësuar në secilën organizatë evropiane e botërore, pra e barabartë me të gjithë popujt në botë.
Derisa nuk ishte ende anëtare e UEFA-së dhe FIFA-së, e dijmë të gjithë, në radhët e Shqipërisë dhe tifozëve KUQ e ZI, ajkë e asaj kohe ishin kosovarët, të rëndësishëm në formacion e në përkrahje nga publiku janë edhe sot, e do të jenë përgjithmonë
Në ditën kur u pranua Kosova në UEFA dhe FIFA, frikë me arsye ka qenë ajo se Kosova tash do t’ia mbledhë Shqipërisë të gjithë djemtë e saj dhe do ta lë keq këtë të fundit, por nuk ndodhi ashtu, as tifozët, po as vet kreu i federatës së asaj kohe nuk ushtruan asnjë lloj presioni mbi djemtë që luanin për Shqipërinë, ata vazhduan e vazhdojnë edhe sot me krenari ti mbrojnë ngjyrat KUQ e Zi dhe mirë bëjnë, po ku qëndron problemi?

Problemi qëndron te ajo se populli shqiptarë i Kosovës është pajtuar që si zgjidhje për heqjen e zgjedhës prej Serbisë, ta pranojë si zgjidhje Kosovën e pavarur e sovran, me secilën karakteristikë si shtet, përfshirë këtu edhe identitetin sportiv, në këtë rast të futbollit. Kosova e vogël, por siç e cekëm më lartë, me djem e vajza të përkushtuar e punëtorë, ia doli që në kohë rekord pas pranimit në UEFA e FIFA ta konsolidojë grupin për kombëtare, solid në fillim, por sot të rëndësishëm dhe faktorë për tu respektuar në rajon e Evropë.
Nuk bën harruar asnjëherë se Kosova jo veq në futbollin e meshkujve, por javë më parë, në vigjilie të përvjetorit të nismësave të para të futbollit të femrave në vend, ne kujtuam atë periudhë të fillimeve kur vashat kosovare me krenari përbënin më shumë se 80% të formacionit startues të ekipit të kombëtares së Shqipërisë në miqësoret e para të saja, e të tilla ka ende, që me krenari djersisë fanellën KUQ e ZI, e askush nuk i paragjykon, e as nuk ia bën gjyqin publik.
Shqiptarët e Kosovës edhe sot janë jo pak në numër edhe nëpër ekipet zinxhirë të Shqipërisë, e askush nuk i paragjykon, fundja nuk ka të drejtë e besoj as nuk është i interesuar askush ti paragjykojë, përkundrazi janë të respektuar e respektohen në maksimum.

Askush nuk guxon ti japë të drejtë vetes ta gjykojë Xhakën, Gjjmshitin e të tjerët që sot luajnë për Kosovën, por sigurisht se opinioni ka të drejtë të merret me ata që rriten me Kosovën, zhvillohen si titullarë e të respektuar në ekipet zinxhirë të Kosovës, e pastaj për ta fituar një ftesë nga një kombëtare tjetër, e përdorin si shantazh lojën nëpër ekipe të Kosovës dhe respektin që i bëhet në Kosovës. Fatkeqësisht të tillë kemi mjaftë, e të tillët e kanë një emër, fundja as nuk duhet të iu vie keq nëse emërohen në forma të ndryshme nga populli, sepse duhet të jenë koshient për veprimet e tyre ndaj atdheut të tyre, por edhe nëse e lëmë anash atdheun e patriotizmin, një sjellje e tillë është edhe jo-profesionale dhe secili duhet të jetë i bindur që nëse nuk e respekton vendin kur je zhvilluar, mos mendo se do të gëzosh respekt në vendin që të pranon pasi që je zhvillu, në rastin e parë që nuk i duhesh, të hedhin si leckë e pa fije respekti.

Pa dashur që të merremi personalisht me asnjë figurë, nuk kemi sesi të mos marrim shembull si puna e Adnan Januzaj i cili përbuzte popullin e kombin e tij paturpësisht, në fillim thoshte kinse për Shqipërinë nuk luan sepse po e pret anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA, e kur kjo e fundit u anëtarësua, në mungesë të argumenteve për me e kundërshtu atdheun e vetë, prindi i tij akuzonte njerëzit e federatës për mungesë profesionalizmi në zhvillimin e bisedimeve, paramendo, shqiptari akuzonte shqiptarin se s’po din me bisedu e me i bë ftesë, e ku ka komunikim me profesional e më shqip se kur të gjithë i thonin: Adnan, hajde vëlla e luaj për Kosovën, nejse…pas Januzajt ishte edhe Zeqiri, e shumë të tjerë të cilët fatkeqësisht sot nuk janë as rezervë në kombëtaret për të cilat e lanë Kosovën.

Këto ditë është rikthyer nëpër mediat tona kjo çështje, për shkak të një deklarate të kreut të tifozëve “Dardan” i cili me mllefin e një tifozi e me zërin e shumë djemve e vajzave mbështetëse të Kosovës e tha një të vërtetë të madhe, e që pastaj u keqinterpretuar e ju dha kahje dashakeqe. Luli me të drejtë kërkoi respekt ndaj fanellës së Kosovës, nuk është e drejtë që fanellën e Kosovës ta veshë dikush që nesër kur nuk ftohet për një ndeshje sepse duhet t’i jepet rasti një talenti të ri, ai të qohet e ta shantazhoj Kosovën. Të luajturit për Kosovën, e nderon veten dhe anasjelltas, gjithkush që nuk e kupton drejtë këtë çështje, nuk është as profesionist e as patriot. Po themi patriot sepse së fundi, të qenurit patriot ka filluar të cilësohet si “demode”, po përdorët në kontekstin pezhorativ, pra ka kaluar koha e patriotizmit, jo morë?

E çka me i thënë Karim Benzemas i cili padrejtësisht u përjashtua nga kombëtarja franceze për vite me radhë dhe as nuk i shkoi mendja të luaj për kombëtare tjetër, sepse aty u rrit, deri në momentin që e rikthyen e pastaj tregoi se sa shumë kishte vuajtur duke në pamundësi për ta djersitur bluzën e Francës.E çka mi thënë Sergio Ramosit i cili nuk po ftohet nga Spanja duke pas parasysh që po flasim për nivele kampionit, jo për nivele Januzash e Zeqirash, që mendojnë se e kanë prekë qiellin pse jau ka “deshtë” për 2-3 ndeshje të luajtura mirë.
Kemi një numër të madh futbollistësh në mbarë botën që të ftuar apo jo nga kombëtarja e tyre, kanë treguar besnikëri e edukatë, mbi të gjitha respekt ndaj mundit të kombëtares që e rriti e zhvilloi, por, fatkeqësisht duhet të pajtohemi që gjithmonë do të kemi edhe tipa për të cilët flet Luli i Dardanëve, çështja është tek personat kompetent të federatës që të jenë më rigoroz e më filtrues kur vendosin t’ia zgjatin dorën dikujt ta ofrojnë në gjirin e kombëtares dardane, kjo pasi që ka shumë djem e vajza që ëndërrojnë ta veshin atë fanellë, e që nuk iu vie rasti, për shkak se atë vend ia zënë ata që Kosovën nuk e zgjedhin duke dëgjuar zemrën, por sepse iu duhet për tu promovuar, deri në momentin që kanë mundësi që të shantazhojnë Zvicrën, Belgjikën e kombëtaret tjera duke përdorë hapësirën që iu jepet në Kosovë.

Emrin mund tua vëni si të doni, por ai që e përdorë Kosovën si trampolinë për të “prekur qiellin” nuk është as patriot e as profesionit, as nuk do të bëhet kurrë ne jetë!

 

 

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE