Mbrëm, në Irlandën e Veriut, Kosova luajti ndeshjen e sajë të rradhës, ku përkundër ndeshjes së bukur të treguar nga djemt, ishte pakujdesia ajo që ia mohoi së pari fitorën, e pastaj edhe një pikë të vetme.
Në atë ndeshje, si cdo herë, bashkë me shumë figura të politikës vendore, atje ishte edhei përhershmi, kreu i FFK-së, z. Agim Ademi. Prezenca e tij nuk do të duhej, e as nuk është lajm, por, lajm përbënë aktiviteti i tij i sotëm, kur me anë të një njoftimi të tijin në facebook, ka treguar se ka qenë për “përhajr” në një stadium në Kosovë, konkretisht në fshatin Barilevë.


Sado e vështirë që mund të duket, në fakt kjo për z. Ademi me gjasë është dicka normale, pra ditët me super aktivitete, kjo pasi që prej marrjes së mandatit të tij, sidomos gjatë muajve të verës kur të gjithë pushojnë, z. Ademi e shohim që brenda harkut njëditorë, ai i viziton së paku 3 qytete (stadiume apo organizime rajonale), qoftë për të nisur ndonjë projekt, qoftë edhe për të dëgjuar brengat e njerëzve të sportit.

Ja postimi i z. Ademi:

Sot isha për vizitë në Barilevë, ku pas 20 vitesh, falë mbështetjes së FFK-së, KF Barileva zhvilloi ndeshje në stadiumin e rinovuar të këtij fshati.

Kënaqësi e veçantë kur sheh entuziazmin e të rinjve për futboll në çdo trevë të vendit.
SHPËRNDAJE