Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një intervistë për gazetën austriake “Di Prese” thekson se Greqia me qëllim po e prolongon zgjidhjen e çështjes për emrin, dhe se pret që NATO-ja ta respektojë vendimin e Gjykatës në Hagë dhe të mundësojë pranim të Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike ushtarake.

“Çështja e Maqedonisë nuk është lartë në agjendën politike të Athinës. Në kushte kur po përballet me krizë ekonomike, Greqia nuk është e preokupuar me zgjidhjen e çështjeve të hapura. ne kemi problem, Greqia nuk ka kurrfarë problemi. Ne kemi humbur 20 vjet, sepse Athina po e bllokon fillimin e negociatave me BE-në. Për anëtarësim në NATO i plotësuam të gjitha kriteret, por Athina në vitin 2008 vendosi veto. Sjellja e Greqisë ka pasoja negative për tërë rajonin. Neve po na bllokojnë, Kosovën nuk e pranojnë. Të njëjtën që po e bëjnë me Qipron, e bëjnë edhe me ne. Dhe këtë e bëjnë nga pozita e anëtares së BE-së. Kjo është logjika e prolongimit. Gjithnjë e më e dukshme është se ashtu siç përballet me ekonominë, Greqia ashtu përballet edhe me politikën”, thekson presidenti Ivanov.

Me bllokimin e hyrjes në NATO, thekson Ivanov, Greqia e shkeli Marrëveshjen kohore, për shkak se Maqedonia ishte e detyruar që të iniciojë proces në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.

“Gjykata gjykoi se Greqia e ka shkelur marrëveshjen dhe presim që NATO-ja ta pranojë këtë aktvendim”, thekson shefi i shtetit të Maqedonisë.

Ai u përqëndrua edhe në vizitën e fundit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Andres fog Rasmusen në Athinë, me çka grekët si dhuratë i dhanë replikë nga ndeshja e Aleksandrit të Madh, duke vlerësuar se simbolika e porosisë në këtë rast ndoshta ishte se me të nuk do të duhej ta presë Nyjën gordiane.

Opinioni i Maqedonisë, sipas Ivanovit, e kupton situatën dhe faktin se po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që ta mbyllim këtë çështje. Thekson edhe se qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Greqisë nuk kanë probleme mes vete.

“Shumë qytetarë të Maqedonisë tradicionalisht shkojnë për pushime në Greqi dhe një numër i madh i biznesmenëve grek investojnë në Maqedoni. Shumë qytetarë grek çdo ditë udhëtojnë në Maqedoni dhe i shfrytëzojnë shërbimet të cilat te ne janë më të lira. Dy shoqëritë nuk kanë kurrfarë problemi në komunikim, ky problem është krijuar nga elita politike greke. Disa politikan grek përfitojnë me shfrytëzimin e kësaj politike ndaj Maqedonisë”, thekson presidenti Gjorge Ivanov në intervistën për “De Prese”-n austriake.

SHPËRNDAJE