Kryeministri në mbledhje qeverie foli edhe rritjen e komunikimit me çmime të ulëta

Qeveria vendim për të dëmshpërblyer të gjithë ata qytetarë shqiptarë, të cilët u mbyllën në spitalet psikiatrike, për shkak se ishin kundër regjimit komunist. Kryeministri Berisha iu drejtua Ministrit të Drejtësisë për të shtuar në listën e të gjithë të përndjekurve edhe këtë kategori qytetarësh, që vuajtën dënimin në spitalet psikiatrike të Vlorës, Elbasnit apo Korçës.
“Zoti Ministër i Drejtësisë dua të shtohen të gjithë qytetarët, të cilët u mbyllën në spitalet psikiatrike të Elbasanit dhe Vlorës. Spitalet u përdorën si burgje për të burgosurit politikë, ku u mbyllën mijëra qytetarë vetëm se ato u shprehën kundër regjimit, dhe kjo praktikë u zhvillua mbi bazën e gjyqeve”- theksoi Berisha
Ai tha se gjatë këtyre 20 viteve kanë filluar metodat e trajtimit tjetër të tyre si trajtimi komunitar, trajtimi në shtëpi dhe kushte të tjera
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë kryeministri u ndal edhe në rritjen e komunikimit të shqiptarëve me çmime më të ulëta në rajon, që sipas tij mesatarja po shkon drejt dy telefonave për person dhe kjo është një arritje e madhe, ndërkohë që telefonia mobilie në Shqipëri është rritur me 184% nga 140% që ishte vitin e kaluar. Kjo erdhi pas shqetësimit të shprehur të qeverisë për çmimet e larta me të cilat ëprballej qytetari shqiptar.
“Dy vite më parë ne shprehëm shqetësimin tonë serioz për çmimet e larta me të cilat përballej qytetari shqiptar në komunikim, çmime këkto që ishin më të larta se të rajonit megjithë uljen progresive që kishin pësuar që nga 2005 deri në2010, prapseprapë ato ulje të rëndësishme nuk ishin përgjigje e merituar, ndërsa dje enti rregullator informoi se shqiptarët sot flasin komunikojnë më shumë se çdo komb tjetër në rajon”-u shpreh Berisha.
Ndërkaq kryeministri theksoi se synim i qeverisë së tij mbetet rritja e sasisë së internetit me një çmim të ulët.
“Ne synojmë dhe shumë shpejt do e bëjmë realitet për t’u ofruar shqiptarëve internetin me çmimet më të ulëta në Europë. Ky është një tjetër zotim i yni për Shqipërinë në moshën dixhitale” deklaroi Kryeministri.
Gjiathashtu në mbledhjen e qeverisë Berisha e vuri theksin edhe në ratifikimin e marrëveshjes për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve në Cerem e Vranicë

SHPËRNDAJE