Zyrtarët në Afganistan thonë se së paku 40 vetë kanë humbur jetën nga orteqet në dy fshatra në rajonin malor të pjesës verilindore të këtij vendi.

Ata kanë thënë se helikopterët nga armata e Afganistanit janë dërguar për të ndihmuar në shpëtimin e personave që eventualisht janë të bllokuar.

Raportohet se në provincën malore Badakhshan këtë dimër ka rënë shumë borë dhe ka pasur orteqe. Kjo ka shkaktuar bllokada në shumë rrugë, kështu që disa fshatra janë të izoluara.

SHPËRNDAJE