Ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Valentina Haliti, e cila kishte luftuar në Brigadën 112 Arben Haliti, ka ftuar familjet e dëshmorëve, familjet e martirëve, familjet e të pagjeturve dhe invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me 15 shkurt, në orën 12:00 të dalin në sheshin Skënderbeu në Prishtinë që të protestojnë në mënyrë paqësore duke i kërkuar drejtat e tyre, të cilat, sipas saj, po u mohohen.

 

Valentina Haliti,: Kush shkel mbi Ligjin e Çlirimtarëve, shkel mbi gjakun dhe plagët e lirisë – UÇK deri në përjetësi

Ajo thotë se, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është themel i Kosovës, dhe duhet që të trajtohet në mënyrë adekuate dhe me të drejta ligjore.

Sipas saj, me përbuzje dhe padrejtësi edhe sa duhet që të durojnë?! Gjitcka ka ka fundin e vete. Nga shumë kërkesa, ajo me kembengulje kërkon largimin e veteranëve të falco nga lista e veteranëve të vërtet me qellim qe te ruhet roli dhe i imazhi UCK-së qe luftoi për liri dhe pmvaresi! Këtu ish-uhstarja e UCK-së Valentina permes agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ka falenderuar bashkeluftetaret nga Lugina e Preshevës qe ishin ne fronte krah per krah me vëllezrit tane kosovare, ku sot nga veteranet e atjshem kemi mbeshtetje te forte.

Ja apeli e saj:

Kush shkelë mbi Ligjin e Çlirimtarëve,

Shkelë mbi Gjakun dhe Plagët e Lirisë,

UÇK deri në përjetësi.

Të nderuara familje të dëshmorëve,

Të nderuara familje të martirëve,

Të nderuara familje të të pagjeturve,

Të nderuar invalid të UÇK-së

Të nderuar veteran të vërtetë të UÇK-së.

Ju ftojmë të premten me dt. 15.02.2019 në orën 12:00 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë të dalim në protesta paqësore duke kërkuar të drejtat që na mohohen,

1) Të amadamentohet ligji i vlerave të luftës, që ç’do anëtar i këtyre kategorive të mbrohet me ligj,

2) Të hiqen veteranet fals.

3) Të përmbyllet lista definitive.

4) Të trajtohen në mënyrë të denjë Dëshmorët dhe familjet e tyre.

5) Të rriten pensionet e familjarëve të dëshmorëve, martirëve, pensionet për invalid dhe veteran.

6) Të kenë të drejtë pune veteranët pasi pensioni është benefit dhe jo pagë dinjitoze.

7) Të rimbursohen ilaçet për invalid.

8) Veterani i vërtetë të ketë të drejtat kudo që jeton tani pasi në luftë ka qenë këtu.

UÇK është themeli i Kosovës dhe duhet të trajtohet në mënyrën adekuate me të drejta ligjore,

Mjaftë më me përbuzje dhe padrejtësi edhe sa duhet te durojmë, nëse nuk përfillemi nga shteti dhe nga organizata e OVL s jemi të zotë të vetes do kërkojmë drejtësi ashtu si kërkuam Lirinë e popullit!!

Edhe sa duhet të ndajmë pensionet përgjysmë me falset??

Lavdi dëshmorëve!!

Lavdi martirëve!!

Respekt familjarëve të tyre!!

Respekt invalidëve!!

Respekt Çlirimtarëve!!

Ndajmë dhimbjen me gjithë familjaret e të humburve!!

SHPËRNDAJE