Bujanoc, 13 shkurt  -Ambasadori belg Koen Adam i shoqeruar nga Sekretarin e parë, Ruben Van Opstaele, ka qëndruar sot ne Medvegjë dhe Bujanmoc meqerast eshte pritur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa në selinë e KKSH-së, njofton agjncia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Ambasadori belg: Nuk duam ne, të ndërhyjmë në procesin  e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo eshte nej ceshtje qe i perket Vucicit dhe Thacit

Gjatë takimit ambasadori Koen Adam u interesua për qëndrimet, prioritet dhe
për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Sa i përekt  dilaogut Serbiu-Kosovë ambasadori belg ka thene ne Bujanco se “ne nuk duam të ndërhyjmë në procesin  e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo eshte nej ceshtje qe i perket Vuci dhe Thacit..”

Kryetari Mustafa e ka njoftuar Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës rreth punës dhe
aktiviteteve të KKSH-së në konsumimin e të drejtave ligjore në fushat përkatëse që
janë kompetencë e këtij institucioni për realizimin dhe avancimin e të drejtave të
shqiptarëve në këtë rajon.

Ambasadori belg Kun Adam ka thëne se ishte i motivuar nga vizita e tij në komunat Bujnovac, Preshevë dhe Medvegjë për të marrë më shumë informacion rreth jetës në to.

“Dëshiroja të njihja më shumë për gjendjen në këtë pjesë të vendit, fundi që ka, për të thënë kështu, një status specifik për shkak të minoritetit shqiptar detar. Doja të njihja sfidat me të cilat ballafaqohen njerëzit, ” tha Adam.

Ai shtoi se ai ka marrë informacione të ndryshme në takimet me politikanë lokalë dhe përfaqësues të tjerë. Ai mendon se “është një aspekt shumë i rëndësishëm për të tërhequr të rinjtë, për të gjetur një punë dhe për t’i mbajtur ata të qëndrojnë në vendlindjen e tyre”

Ambasdori belg ne Bujanoc eshte pyetur se çfarë është qëndrimi i Burkselit zyrtar në lidhje me çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe spekulime mbi ndryshimet kufitare. Kun Adam lidhuzr me kete ka phuar se “Serbia dhe Kosova duhet të vijnë në një “marrëveshje të përbashkët me shpresën se situata do të zgjidhet shumë shpejt dhe situata të normalizohet”.

 

SHPËRNDAJE