http://www.botasot.info/img/fatos_nano.jpgNë një prononcim, Nano i kërkoi politikës t’i lexojë mirë mesazhet që vijnë nga ndërkombëtarët. I pyetur se ç’mendon për paktin e zotit Rama, Nano tha: “Po flasim për gjëra serioze, jo për truke!”. Ish kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano, e cilëson truk paktin për integrimin, të propozuar nga Edi Rama.

Duke dhënë opinionin e tij rreth debatit politik mes forcave politike, Nano tha se ai nuk duhet të zhvillohet bazuar në interesa vetjake të liderëve politikë.

“Besoj se ata i kanë marrë të gjitha mesazhet e duhura, dhe unë do të nxisja vëmendjen e munguar për të arsyetuar me qetësi dhe me përgjegjësi europiane për vendin nevojën e kthimit të debatit të vërtetë politik, duke u larguar nga interesat e dëmshme që karakterizojnë një pjesë të liderëve”, u shpreh Nano.

SHPËRNDAJE