Qeveria shqiptare e ka prioritet zhvillimin e sektorit të turizmit, tha kryeministri I Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë ceremonisë së përurimit të rrugës 8 kilometra Asim Zeneli Antigone, 1 milion e gjysmë euro investim.
Në qytetin antik të Antigonesë, Berisha shoqërohej edhe nga deputetët Vangjel Tavo, Genc Ruli dhe Spiro Ksera.
“Qeveria i ka ushtruar dhe do t’i ushtrojë vëmendje infrastrukturës rrugore. Por do t’i kushtohet vëmendje e veçantë edhe Antigonesë, ku do ndërhyhet për asfaltimin e parkut.
Antigoneja do vizitohet nga turistët”, tha mes të tjerash, kreu i qeverisë shqiptare.