Ish-Komandanti i UCPMB-së Musliu: Jo këmbim territoresh me Serbine. Veriu i Kosovës dhe Presheva janë toka shqiptare!

 

Preshevë, maj  -Sot 18 vjet nga dalja në skenë e UÇPMB-së, ushtrisë çlirimtare që ndryshoi gjendjen e shqiptarëve në Kosoven Lindore, thote per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ish-komnanti i UCPMB-së z.Shefqet Musliu i cili situaten ne Medvegje , Bujanoc dhe Presheve nuk e shef te mire. Sipas z.Musliu “situata ne vendbanimet shqiptare ne kufi me Kosovën eshte patolerueshme as ne lufte as ne paqë. Kjo situate e brishte ku qytetaret cdo dite prvokohen sa per toke me tanke e xhandermeri te rrethuar nga to, po aq edhe nga qielli me avion luftarak..”

 

Shefqet Musliu: Pushkën e lam, per t’i dhënë perparesi dialogut. Por, stabilitetin dhe paqen ne Lugine nuk e sjellin politikat diskriminuese as provokimet, por bisedimet mes Beogradit dhe Preshevës, me ndermtesimin e palës  së trete, ate nderkombetare

Ish-komandit i UCPMB-së z.Musliu ne vazhim ka kerkuar nga qytetret tju shmangen ketyre provokimeve ne rajon. “Autoritetet nga Presheva dhe Beogradi duhet te ulen ne tryezen e bisedimeve per zgjidhjen e problemeve ne favor te paqes dhe stabilitetit ne rajon. Jmei deshmitar s provokimet dhe konfliktet nuk prodhojne stabilitet  as paqe. Per nje konflikt eventrual fajtore eshte Beogradi, sepse nuk mund te evitohen kofliktet me politika diskriminime e me  provokime sistsematike,  por me dialog, nese Serbia e ka ndermend te jete nje dite anetare e BE-së. Prandja, Komuniteti nderkombetar duhet te nderhyje sa me shpejte sa s’eshte bere vone, kurse tek lideret e Presheve kerkoj unitet. Te jemi te qarte, pushkën e lam, per t’i dhënë perparesi dialogut. Por, stabilitetin dhe paqen ne Lugine nuk e sjellin politikat diskriminuese as provokimet, por bisedimet mes Beogradit dhe Preshevës, me ndermtesimin e palës  së trete, ate nderkombetare ” ka shtuar z.Musliu.

Ish-komandanti i UCPMB-së i cili perfaqesoi delegacionin nga Presheva ne përurimin e atustrades nga Gjilani per ne Luginen e Preshevës, e ka cilësuar kete hap se nje iniciative historike me te cilin rast “Kosova dhe Presheva edhe nje hap po shkon drejt bashkimit”

I pyetur rreth kembimit te territoreve mes Kosoves dhe Serbisë, ish-komandanti i UCPMB-së z.Shefqet Musliu ka kundertshtur kete ide dhe zerat e tille te cilet i ka quajtur “qellimkeq, me sherr”.

“Jo këmbim territoresh me Serbine. Veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës jane toka shqiptare!..Ne skem luftuar te coptojme trojet toka etnke, por per te bashkuar ato. Kur gjithe popujt jetojne ne nje shtet te bashkuar, pse jo edhe ne. Fundja, kjo eshte e drejt e jona legjitime e garantuar edhe nderkombëtarisht, nga karta e OKB-së, qe ju mundeson vetendosje popujve autokton…” ka thëne ne fund per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ish-Komandanti i UCMPB-së zMusliu

 

SHPËRNDAJE