Ndonëse është vetëm 21 vjeçare së shpejti ajo do të bëhet nënë. “Miss Shqipëria 2007” Irsa Demneri është pesë muajsh shtatzënë dhe pret të bëhet nëna e një vajze nga lidhja e dashurisë me nipin e Sali Berishës, një djalë shtatlartë i diplomuar për Juridik. Djali që quhet Endrit aktualisht punon në administratën e Bashkisë së Tiranës ndërsa është një frekuentues i rregullt i jetës së natës dhe i njohjeve të shumta që ka me vajzat VIP. Endriti është një i pasionuar pas markave dhe makinave të shtrenjta. Pasioni i tij dhe afrimiteti me vajzat e bukura është vërtetuar me lidhjen me Irsën që siç raporton Panorama tanimë që të dy do të vendosin të bashkëjetojnë dhe ka shumë gjasa që fëmija të jetë një vajzë.
