Lion/Interpol, 6 dhjetor –

Sa në Beograd po aq edhe në Prishtinë po spekulohet jo vetëm për luftëtarët  e UÇK-së por edhe me Interpol-in. Themi kështu sepse nga këto dy qendra sot kane dalur me shifra kontradiktore gjoja i kërkon Interpoli. Ne fakt zyrtaret e Interpol-it me seli ne Lyon duke demantuar këto shifra kane pohuar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” se “Interpoli në Lion nuk përpilon lista  e as nuk kërkon ish-ushtare te UÇK-së, nëse kërkojmë ne i fusim ne listën publike..”

Mësohet Beogradi flet për 157 emra te ish-ushtarëve te UÇK-së, kurse Prishtina flet për 20  sish,. çka per Interpol asnjëra e as tjetra nuk janë te sakta. Do përkujtuar, siç kishte raportuar agjencia e lajmeve “Presheva jonë”  se ne listën e Interpol-it për disa kohe ishte edhe i komandanti i UCPMB-së, por ai ishte hequr nga kjo liste para dy vitesh.

Shifrat e lartpërmendura herë 157 apo 20 ish-pjesëtar te UÇK-së nuk janë të dhëna te Interpol-it por te Serbisë, ka thëne R.B, zyrtare nga Interpolit me seli ne Lion.

“Në rast se policia ndonjë prej vendeve anëtare të 190 INTERPOL-it do të informojë Sekretariatin e Përgjithshëm të Organizatës, Lyon, informacion në lidhje me një hetim apo të njerëzve në arrati, ky informacion mbetet pronë e shtetit anëtari që komunikon. Në përputhje me rrethanat, INTERPOL është e ndaluar për të komentuar mbi raste të veçanta apo individë, me përjashtim të rrethanave të veçanta dhe me marrëveshjen e vendit anëtar në fjalë.” ka thënë zyrtarja e Interpolit për “Presheva jonë”.

Zyrtarët e Interpol-it kane ne vazhdim folur edhe për arrestimin e ish-krymenistirit Ramush Haradinajt ne Francë i cili dy here ka dalur i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së në Hagë. Haradinaj nuk është arrestuar me kërkesën e Interpol-it, ndryshe atë ne do te arrestonim ne Prishtine. Tiranë  apo Zvicër ku ai ka vizituar kohëve të fundit, thonë zyrtarët nga Interpoli.

Sa i përket fletë arrestimet e lëshuara nga zyrtarët kosovar për serbët, një zyrtar tjetër i Interpol-it ka pohuar se ato me shume janë vetëm deklarata se sa realitet, meqë Kosova s’është anëtare as e Interpol-it e as e Europolit. Po, ata mund t’i arrestojnë nëse duan, por vetëm ne territorin e Kosovës, por jemi dëshmitar se deri tash ne Kosove kane hyre e kane dalur kriminele serb te kërkuar edhe nga Haga, por ata nuk janë arrestuar, ka thëne burimi.

SHPËRNDAJE