Inter mendon për të ardhmen. Sipas ‘Le Parisien’, në stolin zikaltër të sezonit të ardhshëm do të jetë tekniku i kombëtares franceze Laurent Blanc.

Gazeta franceze publikon se Massimo Moratti e ka alternativë të parë ish-mbrojtësin zikaltër për zëvendësimin e Claudio Ranierit në fund të sezonit. Nuk do të ketë asnjë problem për këtë operacion pasi Blanc është në fund të kontratës me Federatën Franceze të Futbollit (FFF).

Tekniku transalpin është i gatshëm të pranojë ofertën e Moratti-t sepse është shumë i zhgënjyer me FFF-në që nuk është e bindur për zgjatjen e kontratës së tij me “Gjelat”.

Përveç Laurent Blanc, në listën e Morattit janë edhe Pep Guardiola dhe Andre Villas Boas.

SHPËRNDAJE