Bernë, 12 qershor  -Aty ku shtrëngohen duart, aty ku hahet buka bashke, koke me koke muslimane e krishtere, madje edhe muajin e madhërueshem te Ramazanit, për iftar, shejtani si patron i se keqes, i luftrave dhe destabilietit, padyshim se ia ka zili dhe ështe i pakënaqur, gjeloz.

Nje mbrememje, iftar i tillë u organizua mbrëme ne kryeqytetin  e Konfederates zvicerane ne Berne nga xhamia e qytetit qe drejtohet nga nje preshevar Mustafe Mehmeti, imam ky i njohur  tashme si ne mediat zvicerane dhe vendoret, por edhe nga nderkombëtare, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”

 

Në ora 21:26 imami nga Presheva nis iftarin me  ezanin “Allahu Ekber” n’ midis Bernës ne pranine e rreth 250 mysafireve, ne mesit e tyre edhe perosnalietet zvicerane si dhe ambasadore izraelit, amerikan, shqiptar etj…  

Xhamia e Bernës organizoj  një Iftar ndërfetar. Në këtë Iftar moren pjesë edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare, ambasadorë, politikanë dhe imamë nga gjithë Zvicra. Prania e Ambasadores të Kosovës znj. Nazane Breca, Ambasadorit të Maqedonisë z. Rafet Hajdari dhe Kryeimamit të Kosovës z. Sabri Bajgora ishte për neve myslimanëve shqiptarë shumë e rëndësishme dhe e veçantë, njfton agejncia e lajemeev “Presheva jonë” nga Zvicra  e ftuar ne kete iftare ne Bernë.

 

Iftari i mbrëmshëm tuboi rreth 250 muslimane e krishterë, perosonalitete shqiptare, zvicerane e boterore  nga ambasada e misione e asociaacione te ndryshme fetare e shoqerore.

“Aty ku shtrongohen duart dhe hahet nje gojë buke bashkarisht ne iftar mes feve te ndryshme padyshim se jane shenja te mira per bashkejtesen dhe harmonine  nderfgetare dhe te bvotes njerzpre, per nje stabilitetit dhe paqe te sigurt, ashtu siq na meson Kurani yne i madheruesdhëm dhe pengameri yne Muhammedi a.s. paqe e harmoni mes veti, paqe e harmoni  me fqinjte..” tha për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” prof. Mustafe Mehemti nga Zhunica) Presheva,  imam i njohur ne Zvicer i cili sherben me vite te tera  ne  xhamin e e kyreqytetit të Konfederates helevetike, ne Bernë

Fillimisht, iftarit i parapriu edhe një tribune e hapur e gjere mes mysafireve dhe publikut dme temen  kunder urrejtjes,  frikës dhe afrive absjhke me ndërtimin e urave te rpire nga  liderët fetarë, prof. Mustafe Mehmeti, imam si dhe ndihmës Rabini Kohn nga Bashkësia Hebraike.  Në këtë temë me diskutimin e saj u nderlidh edhe deputetja e parlamentit Zviceran, Christine Häsler dhe drejtuesja e Shtëpisë së konfesioneve, Gerda Hauck.

Pas kesaj tribune  te pranishmit  u transferuan në xhami, ku një fjalë rasti rreth rëndësisë së Ramazanit, pos imamit Mustafa, foli edhe ambasadori izraelit në Zvicër, Jacob Keidar.

Ambasadori zraelit, duke cituar disa sure nga Kurani, foli pe rrolin dhe rëndësinë e muajit te madherushem të Ramazanit.

E pranishme në këtë evenement fetar ishte edhe kreu  nga  Ambasadores së SHBA-së në Zvicër, e perfaqesuesuar nga Tara Feret Erath u.d. ambasadore. Me kete rast ajo  ka cituar shefi e  diplomacise amerikane  Rex Tillerson, i cili në urimin e tij për botën islame me me fillimin e  Ramazanit, kishte pohuar se “Ramazani ky mua i madherueshëm, eshte është një muaj respekti, shtrirje dores se pajtimit, soliadritetit dhe humanizmit, si dhe gjeneroziteti e vetë-reflektimi.”

Në ora 21:26 ne kohen e ifatrit u degjua ezani me “Allahu Ekber”  pas të cilit të pranishmëve në xhami iu servuan hurme, për të ndrequr agjërimin, e më pas filloi lutja e mbrëmjes.

Fjalime më këtë rast mbajtën edhe kryemami i Kosovës, Sabri Bajgora, pastaj ambasadorja e Kosovës në Bernë, ambasadori i Maqedonisë  si dhe te tjerë.

SHPËRNDAJE