OSLO, 14 qershor /ATSH-AFP/ – I dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura la të kuptohej sot një cikël të ri bisedimesh për paqen në Gjenevë në korrik, me shpresën për avancime amerikano-ruse të G20-ës në fillim të muajit të ardhshëm.

Këto bisedime do të zhvillohen në korrik, pas Ramazanit, që përfundon më 24 qershor, por gjithashtu duke u siguruar që zbutja e tensioneve të funksionojë realisht”, tha Mistura gjatë një konference shtypi në Losby, pranë Oslos.

Rusia dhe Irani aleatë të regjimit të Bachar Al Assad, dhe Turqia mbështetëse e rebelëve ranë dakort më 4 maj për të vënë në zbatim katër zona sigurie në Siri në përfundim të bisedimeve të Astanës.

Ky proces shënohet njëkohësisht me atë të rebelëve sirianë në Gjenevë, nën udhëheqjen e OKB-së./ /v.b/  a.jor.

SHPËRNDAJE