Prof.dr. Shefqet Krasniqi: Gëzuar Kershëndellat, mund te jetdiskriminuese, ne vend te saj do ioshte me mirë ndoshta te thuhet “Urime festat”
Preshevë, 25 dhjetor -Sikur ne gjithe botën, edhe ne Kosovë komuniteti katoliket po feston Krishtilindjet dhe shqiptaret e njohur si shembull per tolerance po urojne njeri-tjetrit keto festa. Madje nder shiptaret ndodhe kur prifti uron për Bajram e hoxha uron Krishtlindjet, shembull ky i harmonise dhe tolerances nderfetare, shkruan sot agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Imam Krasniqi: Prania e disa liderëve ne mesha e kisha kamofllazh, sa për sy e faqe!

Kosova, vendi me i varfur ne Evropë, ne vend te bredhave e hargjimeve marramendëse me mire do të ishte t’ju ndihmohej te varfurve

Sa i përket harxhimeve për festat e fund vitit, sipas imam Shefqet Krasniqit “nëse flasim për ata që i kosniderojnë ato festa të vetat, atëherë kjo duhet të jetë deri diku normale, sepse nejrëzit thjeshtë kanë gëzim, ndërsa sa i përket muslimanve,a po atyre që nuk i konsiderojnë të vetat ato festa, për ta harxhimet janë të pa venda. Ne Kosovë kemi shumë nevojë të bëjmë kursime maksimale, e ajo harxhime marramanedëse. Akush nuk po e rregulon sheshin e qytetit për festë të bajramit e që është festë e mbi 95% të popullatës, ndërsa po e rregullojnë për festën e vitit të ri. E që kujtoj se kjo nuk është në rregull. Nuk bënë që qeveria, qoftë qendrore qoftë lokale, të jetë për dikë nënë e për dikë njerk, por prë të gjithë duhet të jetë njësoj. A nuk do ishte më mirë që një pjesë të harxhimeve për këto festa, nëse jo më shumë të shpërndahen të varfërve në këtë dimër të ftohët. Kur dihet s enë Kosovë ka shumë familje të varfur të cilët me zi se e kalojnë dimirin?! Zoti na drejtoft në rrugë të hairit!..”
