Ne nje emision debativ i zhvilluar ne televizionin lokal “ALDI” ku te ftuar kane qene shefat e shtabeve zgjedhore te 4 subjekteve politike, ai i APN, PDSH, PVD dhe LR PDSH, eshte debatuar per programin, rrjedhen e fushates si dhe problemet me te cila po ballafaqohen ne kete drejtim, kur kane mbetur pak dite para dates 24 dhjetor kur edhe jane zgjedhjet ne Komunen e Presheves.

 

Fillimisht z. Sadriu në emisionin debativ politik me shefat e shtabeve zgjedhore ka folur për rrjedhën e deri tanishme të fushatës, ku ka përçuar mesazhin se këto zgjedhje Partia Demokratike i ka pritur se do të ndodhin dhe se nuk i ka nxën pa përgatit duke theksu se sa i përket aspektit organizativ partiak, punët i kanë kryer në kohë rekord, por ka i ka dhënë theks të veqantë pengesave dhe ndërhyrjeve, sipas z. Sadriu të qëllimta, të së pari organit policorë ku kanë shkaktuar vonesa në dhënjen e certifikatavave të nevojshme për kandidatët, pastaj pengimin po nga policia të aktivistëve për të vendosur flamuj në qytet, ka përmendur edhe rastin kur aktivistë të “Alternativa”s kanë ndërprerë rrymën elektrike tek zyrat e PDSH, njëherit ka bërë thirrje policisë që të japin një përgjigje për këtë rast pasi që edhe pse është paraqitur, deri më tani nuk është ndërrmarrë asnjë hap.

Në vazhdën e debatit, derisa shefi i shtabit zgjedhorë të “Alternativa”s, z. Armend Aliu është shprehur se organi i përkohshëm iu ka takuar dhe rrjedhimishtë edhe iu është dorzuar nga Beogradi këtij subjketi pasi që kanë qenë subjekti më i madhë i dalur nga zgjedhjet, këtë gjë fuqishëm dhe duke e argumentuar e ka kundërshtuar z. Sadriu i cili duke ishpjeguar se pikërishtë PDSH është subjekti më i madhë i dalur nga zgjedhjet e fundit, ka akuzuar LR PDSH se kanë abuzuar me këshilltarët e dalë nga lista e PDSH, duke u ndarë në fraksion të veqantë, duke i siguruar se vendin meritorë do ta marrin pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve, pra të zgjedhjeve të 24 dhjetorit. z. Sadriu akuzave të z. Aliu se për 27 vitë PDSH e PVD e kanë shkatërruar Preshevën iu është përgjigjur duki ia kujtuar z. Aliu se në vitet e para të pluralizmit politik, të merreshe me politikë nuk ka qenë luks, ka qenë sakrificë, dhe në vend se ju të të jeni falemderues këtyre subjekteve të vjetra që fal tyre para dy viteve kishit mundsi që lirshëm të themeloni subjektin tuaj politikë, ju fyeni, mallkoni e përdorni fjalor irritues e përqarës.

Pastaj në vazhdim derisa z. Aliu nga “Alternativa” ka kundërshtuar z. Sadriu se në përbërjen e tanishmë të subjektit PDSH nuk është asnjë nga themeluesit e këtij subjekti, janë krejt njerëz të tjerë, z. Sadriu nga PDSH, duke ironizuar iu është përgjigjur duke i thënë “Tash spo ju kuptoj, në njërën anë akuzoni se e kemi shkatrruar Preshevën për 27 vite, tash thoni se nuk jemi në qe 27 vjite, ndajëni mendjen”. Ilir Sadriu, në vazhdim të debatit të realizuar në Televizionin lokal ka kërkuar sqarim nga “Alternativa” për akuzat për “politikë shkatrruese 27 vjeçare” duke ia kujtuar përfaqësuesit të këtij subjekti z. Aliu se gjatë këtyre 27 vjetëve kanë ndodhur: Referendumi për Bashkim me Kosovën Lufta e lavdishme e Ushtrisë Clirimtare për Preshevë, Medvegjë e Buajnoc, Platforma politike Ka pasur edhe shumë aktivitete tjera politikë me të cilat ndihen krenarë qytetarët sidomos të Komunës së Preshevës, e që kanë qenë si rezultat i politikës së këtyre subjekteve të “vjetra e shkatërruese”, ka theksuar z. Sadriu.

Debati në këtë televizion ka vazhduar duke u munduar që të shpalosin biografinë e prijësve të “Alternativa”s, në këtë rastë të numrit 1 dhe 2 të këtij subjekti, kryetarit z. Shqiprim Arifi si dhe z. Armend Aliu, të cilin derisa e ka pyetur z. Sadriu se cili realishtë është profesioni juaj, për cka jeni të diplomuar ju në fakt, pasi që qytetarët kanë hamendje, personalishtë ke deklauar se jeni veteriner, në listë të këshilltarëve je deklaruar si afaristë, ndërkohë që në popull njihesh si dikush që ke punu dhe ke marrë para të majme nga ambasadat e huaja, në këtë rast z. Aliu quditërishtë nuk është përgjigju, por është mbrojtur duke u shprehu si viktim, në këtë rast duke u ankuar se PDSH po merret me linçime.

Diskutimi ka marrë kahje tjetër kur përfaqësuesi i APN z. Armend Aliu ka pyetur z. Ilir Sadriu nga PDSH se sa të ardhura ka marrë derisa ka qenë në pushtet, kur ka aluduar në 4-5 të tilla, për të cilat i vendosur iu është përgjigjur z. Sadriu duke e ftuar që tani kur i kanë të gjitha mundsit, duke qenë në pushtet, të i bëjnë publike të gjitha, ama të gjitha që mund ti gjejnë për të, “Publikoni të gjitha të ardhurat e mia, ju ftoj dhe ju nxis që të marrin kuptim ato linçimet në drejtim timin se unë paskam marrë 4-5 rroga. Publikishtë ju thëm se kam pasur dy burime të ardhurash, 1 nga paga si inspektor dhe tjetra nga këshilli komunal” ka theksuar z. Sadriu, duke e përmendur edhe faktin se në shtëpi e ka një anëtare të familjes me aftësi të kufizuara, si përgjigje e pyetjes së z. Aliu se a e ka ndonjë anëtarë të familjes të pa punsuar. Akuza të ndërsjella ka pasur edhe ndërmjet subjekteve tjera politike gjegjësishtë përfaqsuesve të tyre, ku z. Liridon Latifi nga LR PDSH, duke u shprehur krenarë për subjektin e ti ku graviton, ka thënë se z. Ragmi Mustafa duhet tu kërkojë falje qytetarëve për heqjen e lapidarit, dhënjen e mirnjohjes për Vuqicin etj, në ndërkohë që z. Sadriu i ka thënë z. Latifi se këto qështje për të cilat ti paske pritur kërkimfalje nga Ragmi Mustafa kanë ndodhur përpara zgjedhjeve të fundit, përpara se LR PDSH, njërëz të cilët kanë dal nga PDSH, të ia japin besimin që si bartës i listës në kuadër të PDSH të jetë Dr. Ragmi Mustafa, “Ti o Liridon dhe njërëzit e LR PDSH, në 2016 keni pranuar dhe nuk keni pas ankesa për këto qështje brenda PDSH, tash ju ka ra ndërmend dicka e till a?” iu është drejtuar z. Sadriu, përfaqësuesit të LR PDSH . Sigurishtë se në këtë debat, nuk ka pasur mundsi se si të mos diskutohet edhe për qështjen e të famshmit “plani aksional”, plan ky i cili planifikon vendosjen e “refugjatëve” nga qytetet tjera prej brendisë së Serbis, në një lokacion kolektiv, në Preshevë.

Driton Bilalli nga PVD iu është drejtuar z. Aliu nga APN se në Kuvendin Komunal nuk iu kemi lejuar ne ta sillni, dhe nuk e di se si ju mund të thoni se në Këshillin Komunal të organit të përkohshëm e keni shfuqizuar, si mund të shfuqizohet dicka që nuk është miratuar? Ndërsa Ilir Sadriu nga PDSH ka replikuar duke kontribuar në debatu dhe i është drejtuar z. Armend Aliu se nëse tër ditën trumbetoni se plani nuk është i dëmshëm, atëher pse nuk po e aprovoni tash kur keni mundsi? Krejt në fund, z. Sadriu ka prezantuar një dokument ku tregon të kundërtën e asaj që shpreh kryetari aktual i Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi se për herë të parë në Preshevë vepron para 3 viteve, duke e dokumentuar një biznes i cili me bashkpronar z. Shqiprim Arifi, figuron qysh nga viti 2008, dmth diku gati 10 vite më pare, ku edhe është interesuar z. Sadriu që të dijë se pse ky subjekt biznesorë nuk është përfshirë si sukses në CV-në e kryetarit Arifi.

SHPËRNDAJE