Shqiprim Arifi, i emëruari i Beogradit me një dentist, sekserin e tij

 

Qëllimi është i qartë MBYLLJA E MEDIUMIT TË PARË SHQIP NË LUGINË TË PRESHEVËS SI DHE DISKRIMINIMI I 20 FAMILJEVE TË TË PUNËSUARËVE NË KËTË MEDIUM

RTV Presheva ka reaguar me anë të një letre, teksa pretendon se është diskriminuar financiarisht nga Kryetari i emëruar i Organit të Përkohshëm, Shqiprim Arifi, thuhet ne reagimin e redkaisese se RTP-së, reagim ky i  adresuar edhe Misionit të OSBE, Shoqatave të gazetarëve, Ambasadave të huaja, Këshillit Nacional, Ministrisë për kulturë dhe informim dhe Mediave dhe shoqatave nderkombëtare, njofton agjencia e lajmeve “Pre

sheva Jonë”

Ky televizion shkruan se në ditën e televizionit, ai e gjen veten të diskriminuar nga pushteti lokal, teksa përmend edhe shumat e shpërndara për mediume te ndryshme.

Më tej, RTV Presheva dënon ashpër aktin e Arifit, të cilin e qu

an cenim dhe tendencë për mbylljen e mediumit të parë në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.

 

Ky është reagimi i plotë i RTV Presheva

 

Reagim i redaksisë së RTV “Presheva” ndaj diskriminim
it financiar nga ana e Kryetarit të emëruar të Organit të përkohshëm, Shqiprim Arifi

Në tërë botën sot shënohet dita e televizionit, ndërs

a në Preshevë kjo ditë mediumin publik RTV “Presheva” e gjen nën diskriminimin e pushtetit lokal. Kështu përmes një Vendimi arbitrar, Kryetari i emëruar i Organit të përkohshëm, Shqiprim Arifi ka anashkaluar RTV “Presheva” nga buxheti i Komunës duke ia ndarë portalit te nje dentistit Driton Salihut, te njohur si spekulant dhe lidhje te forta me serbet e Vranjës, me shumën prej 2.700.000,00 dinarë (afro 23.000,00 €), edhe mediumit  nje tv privet (te drejtuar nga nje djal gjithe me nje cant ne krah rrugeve te Preshvës) 2.500.000,00 (mbi 21.000,00 €).

Redaksia e RTV “Presheva” reagon ashpër ndaj këtij akti të Kryetarit të emëruar të Organit të përkohshëm, Shqiprim Arifi duke e cilësuar si cënim dhe tendencë për mbylljen e mediumit të parë në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës. Në këtë reagim të Redaksisë thuhet se “themelues i RTV “Presheva” është Kuvendi komunal dhe se Arifi ka emëruar edhe Këshillin mbikqyrës i cili vazhdon të jetë vetëm në letër, pa asnjë mbledhje të mbajtur për shqyrtimin e situatës në RTV “Presheva”.

Edhe pse Kryetari i emëruar i Organit të përkohshëm, njëherit edhe Kryetar i subjektit politik Alternativa për Ndryshim, Shqiprim Arifi në paraqitjet e tija publike shumë herë kishte deklaruar se është kundër mbylljes së RTV “Presheva”, mediumit të parë shqip në Luginë të Preshevës, vendimi i tij i fundit tregon të kundërtën.

Pas emërimit të tij në krye të Organit të përkohshëm të Komunës së Preshevës, U.D. Drejtor i RTV “Presheva” por dhe Redaksia kishin kërkuar disa herë takim me Arifin (katër herë), duke ofruar bashkëpunimin institucional, duke pasur parasysh faktin se themelues i RTV “Presheva” është Kuvendi komunal, këto kërkesa hasën në veshë të shurdhër. Edhe përkundër asaj se Kuvendi komunal ka emëruar U.D. Drejtor të këtij mediumi, ndërsa Organi i përkohshëm të cilin e drejton pikërisht Shqiprim Arifi në këtë medium ka emëruar Këshillin mbikëqyrës, i cili vazhdon të jetë vetëm kukull e tij duke mos mbajtur asnjë mbledhje në të cilat do të shqyrtohej situata në RTV “Presheva”.

U.D. Drejtor i RTV “Presheva” deri më sot nuk ka marrë asnjë përgjigje por as edhe arsyetim për mospranim në takim. Pavarësisht kësaj Redaksia e lajmeve që në fillim ka kontaktuar kabinetin e Arifit për përcjelljen e aktiviteteve duke shprehur gatishmërinë që çdo aktivitet të Kryetarit të emëruar të Organit të përkohshëm do ta përcjellë dhe transmetoj në ekranin e RTV “Presheva”. Edhe në këto raste është vërejtur injorimi pasi që Arifi përdori RTV “Presheva” vetëm kur e shihte të arsyeshme, ama duke mos anashkaluar mediat e kapura nga ai.

Se qasja e tij ndaj RTV “Presheva” është me tendencën e mbylljes së mediumit të parë shqip në Luginë, e dëshmon vendimi i fundit skandaloz mbi ndarjen e mjeteve për media, i aprovuar në heshtje dhe në mënyrë tinëzare. Nga buxheti i taksapaguesve të komunës sonë ai ka shpërblyer mediat servile të tij, ndërkohë që ka anashkaluar mediumin Publik në të cilin ka adresuar edhe anëtarët e Partisë së tij në Këshillin mbikëqyrës, e pos kësaj që është i obliguar me ligj ta financojë RTV “Presheva” si medium publik i vetëm në komunën tonë.

Të gjithë të punësuarit në RTV “Presheva” sikur edhe të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës, jemi dëshmitarë se qëllimi i tij për mbylljen e mediumit tonë është i qartë. Këtë qëllim më së miri e tregon aktivizimi i portalit të tij ëëë.presheva.com, të cilit me vendimin në fjalë i ndau 2.700.000,00 dinarë (afro 23.000,00 €), para të qytetarëve si shpërblim për propagandën pro subjektit të tij politik APN. Veprimi i tij antiligjor dhe skandaloz është se në llogarinë e ëëë.presheva.com këto mjete janë destinuar si mjete për një shoqatë e jo për një medium, pasi që si i tillë nuk është i regjistruar në regjistrin e mediave në Agjensionin e regjistrave ekonomik e sidomos në Agjensionin për media.

Por pse Shqiprim Arifi e shpërbleu mediumin e tij servil dhe pronarin e ëëë.presheva.com, i cili njëkohësisht tani mban edhe postin e Drejtorit në Shtëpinë e shëndetit ?

Kohëve të fundit dentistit me nje motorr qe mban nje portal i ka hapur zyren dhe tashmë mundohet që të luaj rolin e një televizioni gjithnjë në shërbim të Kryetarit të APN-së, për fushatë propaganduese si Kryetar i dhunshëm por dhe tashmë për fushatën parazgjedhore lokale. Si duket ky investim është i tëri i Komunës së Preshevës, bile edhe do t’i teprojnë mjete nga shuma prej 23.000,00 eurove. Ky fakt nuk do shumë koment !

Në anën tjetër Shqiprim Arifi shpërbleu edhe të dëgjueshmin tjetër Aldi të cilin po ashtu e shpërbleu jashtë çdo norme ligjore dhe në mënyrë tinëzare me shumën prej 2.500.000,00 (mbi 21.000,00 €). Shqiprim Arifi kështu mendon se ka siguruar fushatën parazgjedhore për këtë 24 dhjetorë), përderisa të gjithë ne jemi dëshmitarë të përplasjeve të Shqiprim Arifit dhe Aldi kur në konferencën për media ishte zotuar se kurrë nuk do të shkelte te Aldi. Mirëpo, paraja dhe interesi kalojnë përtej çdo kufiri etik e moral. E kur ai kuptoi se edhe këtë medium privat e kishte kapur nën kthetrat e tij, pasoi shpërblimi nga parat e qytetarëve edhe për ata.

 

SHPËRNDAJE