binalden20min“Kombi islam duhet të përqëndrohet në xhihad në Siri dhe në unifikimin e muxhahidinëve “, tha Hamza bin Laden, 23, në një mesazh audio në internet, shkruajne mediat boterore, transmeton agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”
Djali i themeluesit të Al-Qaedas, Osama Bin Laden, përmes një audio materiali të ri ka kërkuar nga militantët që të udhëtojnë në Siri dhe të bashkohen në një betejë për ta çliruar përfundimisht Palestinën.
“Nuk ka më arsyetime për ata që insistojnë në ndarje dhe mosmarrëveshje tani që e gjithë bota është mobilizuar kundër myslimanëve”, ka thënë Hamza, 23 vjeçar, përmes një mesazhi të postuar dje online. Besohet se Bin Laden e kishte trajnuar djalin e tij Hamza për ta marrë udhëheqjen e Al-Qaedas, para vrasjes së tij nga forcat amerikane në vitin 2011. Mesazhi i Hamzas vjen pasi lideri i Al-Qaeadas, Ayman al-Zawahiri, kërkoi nga militantët në Siri që të bashohen, edhe pse ai vazhdon ta refuzojë grupin rival Shteti Islamik.
“Çështja e unitetit sot është jetë a vdekje”, ka thënë Zawahiri në një mesazh audio të postuar më herët, më 7 maj. “Ose bashkohesh për të jetuar si mysliman me dinjitet, ose grindeni e ndaheni duke e ngrënë njëri tjetrin”, ka thënë ai.
SHPËRNDAJE