PRESHEVË, 10 Mars/ATSH/.- Shqipërim Arifi nuk është më kryetar i Preshevës. Në asamblenë komunale në Preshevë, 22 këshilltarë votuan për shkarkimin e Arifit ndërsa 16 fletëvotimi ishin të papërdorura.
Seanca që po transmetohet drejtpërdrejt nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë”, po udhëhiqet nga Nadër Sadiku, kryetar i këshilltarëve të PVD-së në Kuvendin Komunal të Preshevës.
Ndërkohë, grupi i PVD-së ka rënë dakord që për kryetare të Preshevës të emërohet Ardita Sinani, kryetare aktuale e Kuvendit Komunal.
Ardhja e Ardita Sinanit në krye të komunës është diçka historike, pasi sipas agjencisë “Pesheva Jonë”, në Serbi ka shumë pak gra që drejtojnë komunat.
Kryetari në largim i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi mbajti një konferencë për mediat lokale, duke akuzuar rëndë kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të drejtuar nga Riza Halimi. Ndërsa, APN ka dalë me një deklaratë për media ku ka dhënë edhe sqarimet për disa nga akuzat e lëshuara nga PVD ditë më parë.