Kryeministri i vendit ka vazhduar me aktivitetet e tij për nderë të ditës së Pavarsisë.

Haradinaj ka thënë se ish- presidenti Rugova shekullin e tij jetësor ia fali Kosovës.

“Presidenti Ibrahim Rugova shekullin e tij jetësor ia fali Kosovës. Përjetësisht do të qëndrojë në themelet e shtetit tonë sovran”, ka thënë ai.

Për këtë datë historike, Haradinaj ka thënë se personat e pagjetur janë zëri i muguar i Kosovës në 11- vjetorin e Pavarësisë.

“Të pagjeturit – zëri i munguar i Kosovës në Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar ai.

Image

***

Ngrihet solemnisht flamuri i Kosovës për 11 vjetor të pavarësisë

Flamuri shtetëror është ngritur solemnisht në oborrin e ndërtesës së Kuvendit dhe atë të Qeverisë së Kosovës për nder të 11 vjetorit të pavarësisë.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Të njëjtit bën homazhe edhe pranë shtatores së ish presidentit, Ibrahim Rugova.

Agjenda Shtetërore për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në Kosovë sot shënohet 11 vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Për këtë ditë janë paraparë aktivitete të ndryshme, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit.

Në mëngjes do të mblidhet Qeveria, e cila do të mbajë mbledhje festive për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë.

Pas gjysmë orë, bëhet ngritja solemne e Flamurit, ku do të marrë pjesë Presidenti Thaçi, krye-parlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Pastaj, të tre liderët politik do të vendosin kurora lulesh në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

Në ora 10:45, Kuvendi do të mbajë seancë solemne për nder të kësaj ditë të veçantë, ndërsa në ora 12:20, Trupat e FSK-së do të parakalojnë prej sheshit “Nënë Tereza” deri të sheshi “Ibrahim Rugova”.

Për të festuar këtë ditë, edhe një delegacion i huaj do të jetë në Kosovë.

Kështu, Kryeministri Haradinaj do të pres në ora 15:00 një delegacion 17-anëtarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Senatori James Inhofe.

Ndërsa, në mbrëmje, përkatësisht ora 18:30 do të bëhet ndezja e organizuara e fishekzjarrëve në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Për shkak se edhe ky përvjetor e gjen vendin e izoluar, përfaqësues të organizatave studentore do të organizojnë një protestë artistike.

Kjo për të shfaqur pakënaqësitë në lidhje me vonesën e liberalizimit për qytetarët e Kosovës.

Protesta mbahet në kryeqytet në ora 13:00.

Ndërsa, aktivitete të ndryshme do të mbahen edhe nëpër komuna.

SHPËRNDAJE