Haradinaj: Jo këmbim të territoreve, por Serbia te merr mesim nga Kosova se si rrespektohen minoritetet!

 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi thuajse nuk lë paraqitje mediale por edhe në konferenca apo statuse në Facebook që nuk flet për idenë e korrigjimit të kufirit dhe Luginen e Preshevës,  shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Mu ky ishte edhe shkaku për te biseduar me kryeministrin e Republikes se Kosovës me z.Ramush Haradinaj.

Kryemnistri Haradinaj: Serbia, jo ne BE me shqiptret e diskrminuar ne Krahinen e Preshevës

Kryeministri shqiptar i Kosovës Ramush Haradinaj ne intervisten ekskluzive dhene agjencise së  lajmeve “Presheva Jonë”  pos sitautes aktuale ne Kosovë eshte treguar optimist per liberalizimin e vizave dhe prnaine  Kosovës ne Interpol. Per situatën ne Luginen e  Preshevës Hradinaj ka pohua se “Beogradi te heq dore nga diskriminimi i shqiptareve ne Presheve nese deshiron t’mos i zgjatet rruga e anetaresimit ne BE”

Ai vazhdon të besoj fuqishëm se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës dhe për arritjen e këtij qëllimi thotë se politika duhet të jetë e bashkuar.

Kryeministri kosovar ka tri kerkesa Beogradit dhe Brukselit. Nje, ska heqje te taksave ndaj Serbisë për derisa ky vend fqinje nuk njeh shtetin e Kosovës. Dy, ska bashkepunim me Serbine pa kerkim falje për krimet, masakrat dhe perdhunimin e femrave shqiptare ne Kosovë. Dhe tre s’ka fqinjësi te mire as integrim te Serbise ne BE me shqiptaret e diskriminuar ne Luginen e Presehvës.

“E drejta e përfshirjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është legjitime, korrigjim i padrejtësive historike dhe siguri për qytetarët e asaj treve për të jetuar në trojet e tyre”, tha Thaçi në një nga statuset e fundit.

Por këtyre zërave të vazhdueshme të Thaçit i është kundërpërgjigjur kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai thotë se duhet pasur kujdes kur ju premtohet shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit se do bashkohen me Kosovën.

“Duhet me pas kujdes si ju qasemi shqiptarëve të Preshevës. Dëshira me na u bashku Presheva, dhe rasti i ndarjes se Kosovës, janë dy raste të ndryshme”, tha Haradinaj.

Kurse per idene e kembimit te territoreve mes Kosoves dhe Serbisë njeriu numer nje i qeverise se Kosovës z.Haradinaj ka thëne se “debati per kembin e territoteve, mund te sjelle tragjedi ne ballkan, per cka nuk kem nevoje te kthemi mbrapa, sepse u pa qarte se kush humbi e kush fitoi..”

Prandaj, sipas z.Haradinaj “Serbia duhet te marr mesim nga Kosova se si rrespektohen minoritet. Ne kurrënjehere nuk kemi ushtruar dhune apo t’ju ndalojme librat pakices serbe dhe asnjehere nuk kemi kercnuar apo frikesuar me aeroplane apo helikoptere pakicen serbe ne veri te Kosovës…”

Pyetjes se cfare po ndodhe me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ne Bruksel, meqe rreth ketij procesit dite me pare shefi i OKB-së António Guterres  ne nje bisede per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ishte shprehur zhgenjim per ket ngecje, ne vazhdim kryeministri Haradinaj pohon se “po, ne ketu kemi dy nivele te dialogut me Serbine ne Bruksel. Nje me ate teknik, me zbatimin e marrëveshjeve te arrituara ne Bruksel si dhe dy, ajo politike, njohja reciproke mes dy shteteve, Kosoves dhe Serbise “

SHPËRNDAJE