Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha pas mbledhjes së Qeverisë tha se draft-statuti për Asociacionin është dorëzuar dhe hartuesit e tij e kanë për obligim që të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Sa i përket debateve të ditëve të fundit për korrigjimin e kufijve, Haradinaj tha se kufijtë i vendos lufta.

Kufiri me Serbinë, Vetvendosja paralajmëron protesta kundër presidentit Thaçi

“Këta kufij janë vendosur nga lufta e fundit, nga UÇK-ja dhe NATO-ja, dhe nga kontributi i atyre që kanë dhënë më herët. Ajo çka ka mbetur me Serbinë, është njohja e Kosovës me këta kufij”, tha kryeministri, raporton KsP.

Sa i përket aksionit të KFOR-it në liqenin e Ujmanit, Haradinaj tha se ky është një ushtrim dhe aktivitet i zakonshëm i sigurisë nga NATO.

I pyetur nga gazetarët se a ka qenë i kërcënuar së fundmi, Haradinaj tha se ndihet shumë i sigurt.

Haradinaj tha se lëvizja e kufijve i intereson vetëm presidentit rus Vladimir Putin ‘i cili dëshiron aneksimin, ne i takojmë kartës së Amerikës’.

SHPËRNDAJE