Preshevë, 5 dhjetor -Serbia ka humbje 42 milionë euro në muaj për shkak të taksës së Kosovës, ka thene sot e shqtesuar kryeministrja serbe Ana Brnabiç, transmetoin agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Sipas Brnbaiq “Serbia po humb 42 milionë euro në muaj për taksat shtesë të vendosura nga Kosova mbi produktet nga Serbia.”

Për këtë, tha kryeministri, Beogradi informoi Sekretariatin e CEFTA-s dhe Bashkimin Evropian.

Autoritetet e Kosovës fillimisht vendosën një taksë prej 10% për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina në fillim të nëntorit dhe dy javë më vonë ata i ngritën këto në 100%.

BE ka theksuar në mënyrë të përsëritur se autoritetet e Kosovës kanë kërkuar qartë tërheqjen e tarifave të vendosura për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

SHPËRNDAJE