Cyrih, 23 shkurt  -Quhet Sabedin Rexhepi eshte nga Zhunica e Preshevës. Jeton deh vepron në Zvicër, i cili qe prej 15 viteve po meret me muzikë. Ai njihet me emrin Dirty Np i cili ka sjellë tashmë projektin e ri të titulluar ‘Hajde edhe ti’ një këngë e cila pritet të jetë hit i kësaj pranvere. I pyetur rreth projekteve dhe synimeve te tij si reper ne Zvicer  Dirty Np ne bisede per agjencine e lajemeve “Presheva jonë” përgjigjet se “sivje kam disa projekte dhe surpiza per aderuesit e mi. I rikthehem  skenës muzikore me një projekt te ri, profesionist me tekst te shkruar nga une dhe muzikë nga Alban Rexha ndërkohë që në rolin e producentit shfaqet Rrahim Hoxhaj kurse klipi është punuar nga Samir Jebenian.”

“Vetem 13 vjeq Kur degjojsha Muzike me një Jugendref ku rrin rinia e ngojshim tupacin snoop dogg method man red man dhe shum tjere u inspirova ne at vend dhe pak per shaka e kapa microfonin e ja nisa me bo si freestyle, ku aty ishin prezent  plot shokë qe me degjonin me admirim dhe aty ju pelqej shum dhe ne motivun me ba dcika ma shume me musikë..” thote repreri yne  Dirty Np nga Presheva i cili jeton ne Cyrih te Zvicrës.

Se prej nga e ka marrur emrin  “Dirty Np” ne vazhdim kengetari yne Sabedin Rexhepi nga Zhunica e Presheves shpjegon se Dirty N i bie “North”, kurse  P i bjen Presheva.

E për të shijuar këtë projekt duhet të klikoni në vazhdim:

SHPËRNDAJE