Gazeta serbe “kurir” në një artikull të ditës së sotme ka paraqitur gjendjen e mjerushme në të cilën ndodhet SuperLiga serbe, duke u munduar të shfaqë manipulimet e ndeshjeve, të cilat me tendecë kryesore kanë mbajtjen gjegjësisht përjashtimin nga SuperLiga e disa prej klubeve.

është luajtur për shumë se një shekull, ka pasur edhe më parë pakënaqësi, por kjo që i ka ndodhur këtë edicion SupërLigës, mund të konsiderohet thikë në zemër, kështu e ka filluar shkrimin e sajë gazetar serbe “Kurir” në lidhje me manipulimet në SuperLigënSerbe.
Pas 120 viteve ekzistencë, lumturi e gëzim, lot e vajë të ngërthyera brenda, sot me keqardhje ju njoftojmë se ka vdekur spotri më i popullarizuar në botë, pra futbolli në Serbi sot ka vdekur.
Futbolli në Serbi ka luftuar për një kohë të gjatë me jetën, ka qenë duke u mbajtur në jetë me aparaturë, por, e shtuna ishte fatale dhe nuk kishte shpëtim, tri ndeshjet që u luajtën sot e goditën fortë atë dhe ajo nuk mundi të durojë më.
Ajo cfarë kanë bërë klubet tona këtë muajin e fundit apo dy muaj, ajo është baraz me budallëk, aq shumë manipulime kanë ndodhur, sa nuk mbahen mend përgjatë gjithë historisë. Kemi ardhur në situatë sa as “Kalcopoli” nuk mundet me na e bë qaren. Tani më gjithcka ka përfunduar dhe a e dini pse? Vetëm për shkak të një qëndrimi në ligë. Serbia është vendi i vetëm në botë ku nuk bënë të biesh nga liga,

Edhe më qesharak dalin kur dëgjojmë histori për kinse “luftën për mbijetesë”, cilën luftë të zezë?, pyet në vazhdim gazeta serbe “kurir”. Kjo është një hajgare e pa parë ndonjëherë, gjysma e ligës do të duhej të dënohej. Me këto fjalë e ka përfunduar një shkrim super alarmues për futbollin në ligën elitare në serbi, njëra ndër gazetat më të mëdha atje, pra gazeta “Kurir”.

SHPËRNDAJE