botassjjNga Mimozë Lakna

“Strukturat e milicisë së LPK-së, që më vonë do shndërroheshin në SHIK, janë autorë të këtij akti ndaj të përditshmes kombëtare “Bota Sot”, gazetë kjo, që i qëndroi besnik vijës institucionale dhe shtet formuese të presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.  Kjo milici e LPK-së, që bazën kishte në Zvicër, plumbat e saj kanë goditur edhe vëllezërit Gërvalla, më vonë kanë përndjekur aktivistë të ndryshëm të LDK-së dhe mërgimtarë që bënin aktivitet për çështjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka nënvizuar gazetari Nexhat Haziri.

Më 27 shtator mbushen 14 vjet nga hedhja e bombës ruse në adresë të gazetës kombëtare “Bota sot”, në zyrat e saj në Cyrih të Zvicrës.  Ky rast ka mbetur ende i pazbardhur, derisa ishte bërë e ditur se në shënjestër të sulmuesve ishte vetë pronari i Gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj. Për më tepër, as protagonistët politik të kohës nuk flasin lidhur me tentim-atentatin me bombë, ndaj gazetës “Bota sot”.  Paketimi me bombë kishte ardhur nga adresa e lagjes  Oerlikon të Zurich-ut, ndërkohë pikërisht në këtë lagje kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, atëherë ish Drejtor i Shërbimit Informativ të Kosovës, kishte të hapur një kompani.  Gazeta “Bota sot”, ka pritur disa ditë përgjigje nga zyra për informim e Kuvendit lidhur me këtë rast, por ata nuk janë përgjigjur.

Sipas analistit Gazmend Islami, “Bota sot”, ka qenë cak i sulmeve të njëpasnjëshme e madje edhe i vrasjeve të gazetarëve.  Më tej, ai ka thënë se shteti zviceran duhet t`i rihapë procedurat që të zbulohet e vërteta e hedhjes së bombës në adresë të gazetës “Bota sot”.  “Gazeta “Bota sot”, ka qenë cak jo vetëm i sulmit në vitin 2002 me bombë në Zvicër nga qarqet antishqiptare, por kjo dritare e  fjalës së lirë, ka qenë vazhdimisht cak i të gjithë atyre, që nuk ia kanë dashur të mirën vendit.

SHPËRNDAJE