Hyrja e Marko Gjuriqit në Kosovë pa leje nga institucionet shtetërore të Kosovës, ishte një inskenim nga Serbia dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq, thane autoritetet kosovare.

Nese shikojme  fotot e vizitave te mehershme te Gjuriqit ne Kosove, ai duket i veshur me elegant, por kesaj radhe nuk u duk ashtu, u pa si “zhavel”. Gjuriqi e dinte mire se do te arrestohej ne Kosovë. Atë dite ishte veshur “sportski” ka shkrua agjnecia e lajmeve “Presheva Jonë”. Por ai rezikoi te hynte sigurishjt me shume per te fituar poena politik ne Serbi, shkurt per te bere fushate, duke u shitut si “patriot” serbe.

Marko Gjuriq fillojë provokimet shumë moti me hyrje ilegale në Kosovë, dje nuk ishte hera e parë. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, para disa ditë bërë kërkesë për të hyrë në territorin e Kosovës, mirëpo kjo kërkesë iu refuzua nga Ministria e Punëve të Jashtme. Arsyeja e refuzimit të kërkesës është në bazë të deklaratave që “shefi i tij”, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i bërë disa ditë rresht.

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE