vett

“Për një udhëtim dyjavor me veturë jashtë shtetit banorët e Kosovës duhet të paguajnë sigurim 50 euro për shkak se sigurimet në Kosovë nuk bashkëpunojnë me sigurimet ndërkombëtare,” shkruan nzz.ch. “Bile edhe më keq. Kush e regjistron veturën, duhet të marrë targa provizore nga letra që njëherë me ra shi mund të dëmtohen tërësisht. Kjo pasi përveç Shqipërisë, asnjë vend fqinj i Kosovës nuk njeh numrat nga letra”, përcjell botasot.info.

Megjithatë situata është drejt përmirësimit pasi nga marrëveshjet e fundit Kosova dhe Serbia kanë premtuar njohjen e ndërsjelltë të targave të veturave. Por edhe këtu ka një shqetësim: Kush kalon me targa të Kosovës në Serbi, duhet të mbulojë me letër stemën e shtetit të Kosovës.

SHPËRNDAJE