Bernë, 16 mars -Problemi kryesor qe ka përfshirë Ballkanin nuk janë vetëm problemet mes komuniteteve të ndryshme, por edhe lëvizja demografike që kërcënon të gjitha vendet e rajonit.
Në mungesë të fuqisë punëtore, Gjermania aspiron punëtorë të kualifikuar nga ky rajon, shkruan sot gazeta zvicerane me titullin “Ballkani si po shpopullohet”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.
Në Kosovë 150 000 persona janë larguar nga vendi në mes të nëntorit 2014 dhe shkurtit 2015, më shumë se 5% e popullsisë së përgjithshme, në një lëvizje të paparë eksodi në kohë paqeje.
Këto muajt e fundit, kosovarët u përpoqën të kërkojnë azil në Gjermani, por këto përpjekje kanë qenë në përgjithësi të pasuksesshme. Disa janë kthyer me forcë në Kosovë, ku papunësia ende ndikon më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore.
Ndërkohë, sipas gazetës zvicerane, Berlini, vend ku mungon fuqia punëtore, ka gjetur një zgjidhje për migrimin ilegal, duke rekrutuar direkt punëtorët e ardhshëm në Kosovë