Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate për shtyp se “ka pranuar notën verbale të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, nga Republika e Gabonit”.

“Ashtu siç ishte paralajmëruar me 9 shtator 2011 nga Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ky shtet e ka njohur Republikën e Kosovës, ndërsa që tashmë nota verbale ka arritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes misionit diplomatik në Nju Jork”, thuhet në komunikatë.

Ministria gjithashtu ka njoftuar se deri më tash ka pranuar notat verbale të njohjes prej 83 shteteve, ndërsa është në pritje të konfirmimeve zyrtare për njohjen e Nigerisë dhe Bregut të Fildishtë

SHPËRNDAJE