Ish mesfushori i Liverpool, Dietmar Hamann beson se Ronaldo ka pasur ndikim negativ në Old Trafford

Ka pasur një debat të madh këtë sezon për atë nëse rikthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United do të jetë negativ apo pozitiv për progresin e skuadrës, me ish mesfushorin e Liverpool, Dietmar Hamann që beson se lojtarët e United janë të frikësuar nga veterani.

Duke qenë se ai është padyshim lojtari më i mirë në histori të klubit, të cilin sukses e arriti gjatë qëndrimit të tij të parë në klub, nuk është befasi që Ronaldo ishte paksa i shokuar me gjendjen e klubit pas rikthimit të tij.

Tani për skenën veriperëndimore të futbollit në Angli, United dhe Ronaldo kanë pësuar humbje tepër të rënda nga Liverpool dhe Manchester City, të dyja në Old Trafford dhe Hamann e ka akuzuar skuadrën që nuk po shkon në drejtimin e duhur.

“Ka shumë pikëpyetje për Ronaldon nëse disa njerëz janë të frikësuar nga ai”, tha Hamann për Metro.

“Nuk mendoj që ka identitet në këtë skuadër të United, e cila bëhet e vështirë kur vjen një lojtar i tillë. Kjo e bënë të vështirë për lojtarët e tjerë, dikush duhet të sigurohet që këta futbollist të shkojnë në drejtimin e duhur, e cila gjë nuk është në këtë rast”.

Ai po i shkakton probleme Sanchos

Borussia Dortmund mori më shumë se 70 milionë funte për Jadon Sanchonnë verë, por deri me tani ai nuk është se ka qenë ndonjë satisfaksion për Manchester United, me Hamann që thekson se ai gjendet në një atmosferë të vështirë.

“Mendoj që në këtë moment, ambienti në Manchester United nuk është duke e ndihmuar Sanchon”, shtoi Hamann.

“Nuk duket ambient i duhur për të punuar pasi që si një lojtar i ri nuk është e lehtë të luash me një tjetër të dëshmuar në të njëjtën ditë. Ata kanë paguar shumë para për të dhe mendoj që ata janë duke vuajtur për ta pranuar këtë, kështu që mendojnë se ai është aty për kohë më të gjatë”.

SHPËRNDAJE