Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi për financime dhe investime në Afrikë, me vlerë mbi 150 miliardë euro.

Von der Leyen është në një udhëtim në dy vende në Afrikë, për të promovuar skemën e investimeve Global Gateëay të Evropës.

“Sot, jam e lumtur të njoftoj mbi 150 miliardë euro për programin Afrikë-Evropë. Është plani i parë rajonal nën Global Gateëay dy muaj pas fillimit të strategjisë”, tha von der Leyen.

Nisma Global Gateëay synon të investojë 300 miliardë euro në skemat e infrastrukturës publike dhe private në mbarë botën deri në vitin 2027.

Financimi vjen nga një kombinim i fondeve të BE-së, investimeve të shteteve anëtare dhe kapitalit të mbledhur nga bankat evropiane të investimeve.

Skema është paraqitur nga Brukseli si një hap i madh për BE-në në ndërtimin e ndikimit në mbarë botën, raporton DË.

Investimet do të fokusohen në objektivat e bazuara në tranzicionin e gjelbër, duke përfshirë prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe mbrojtjen e biodiversitetit, duke stabilizuar 3 milionë kilometra katrorë tokë.

Do të ketë gjithashtu mbështetje për sisteme të qëndrueshme agroushqimore. Përpjekjet do të fokusohen gjithashtu në rritjen e qëndrueshme dhe krijimin e vendeve të punës.

Të mërkurën, von der Leyen njoftoi një plan investimi për energjinë e gjelbër në Marok me vlerë 1.6 miliardë euro.

SHPËRNDAJE