pdkkilth(Shefi i Aleksander Vuçiçit dhe i Hashim Thaçit njeriu që udhëheq bisedimet nën hije në mes Kosovës dhe Serbisë) plani sekret francez, ndarja e Kosovës 40-60…

Asgjë nuk po ndodh sot rastësisht me Kosovën që nga viti 1997-2016….

Francezi që rekrutoi Thaçin e ka nxitur Vuçiqin të shkëputet nga Shesheli dhe të bëj parti?
Bashkëpunëtori i Inteligjencës franceze, Arnaud Danjean, për herë të parë ka folur për takimin e tij me Aleksandar Vuçiqin, në hotelin “Ritz” në Paris.

Historia zyrtare thotë se Partia Progresive Serbe është themeluar atëherë kur Tomislav Nikoliç ka mbështetur marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në vitin 2008, edhe pse Vojislav Shesheli e kundërshtoi. Më kundërshtimin e tij Partia Radikale e Serbisë u bë pakice (SRS). Tri ditë më vonë, u formua një grup i ri parlamentar i quajtur Napred Srbijo (Përpara Serbi), pas së cilës ajo u përjashtua nga SRS-ja. Dy javë më vonë ata u bashkuan me Aleksandar Vuçiqin.

Këto versione jozyrtare, tregojnë se si u bë kjo parti, partia më e fuqishme politike në Serbi. Gjithçka duket si një triler – takime sekrete në hotele luksoze parisiene, spiunë me grada të larta franceze, politikanë, gazetarë – dhe miliona, miliona euro.

“Aleksandar Vuçiqin e njoh personalisht, por kjo nuk është ndonjë gjë e veçantë. Hera e parë kur u takuam ishte në selinë e radikalëve në Zemun, kur ata ishin në opozitë. Mendoj që kjo ishte në vitin 2008. Ishte koha e zgjedhjeve presidenciale, një betejë midis Tadiçit dhe Nikoliçit”, thotë Arnaud Danjean, i cili në atë kohë ishte udhëheqës i operativës në drejtorinë franceze për Siguri të Jashtme (DGSE), por tani është anëtar i Parlamentit Europian.

Tomislav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq mohuan me forcë se ata nuk e kishin takuar kurrë Danjean, Nikoliç, bëri të njëjtën gjë, ai tha se nuk e kishte parë kurrë këtë person.

“Aleksandar Vuçiq dhe unë ishim në një takim me investitorë në hotelin “Ritz”. Ky nuk është vend i fshehtë dhe nuk ishte takim sekret për askënd. Unë kam dashur të përfundoj punën në lidhje me investimet në termocentralin e gazit në Novi Sad, me investitorë të huaj nga Rusia, Zvicra dhe Franca. Ne shkuam në hotel në mëngjes dhe u kthyem pasdite. Në tryezën ku ishim të ulur për diskutim, erdhi edhe Milo Gjukanoviç. Ne biseduam për një minutë apo dy”, thotë Danjean.

Vojislav Shesheli vuri në dukje historinë për takimin në hotelin “Ritz”të Parisit.

“Pjesëmarrësi më i fshehtë në këtë takim të pretenduar ishte një pjesëtar i inteligjencës, Arnaud Danjean. Kur e gjetëm atë, ai ishte dukshëm i habitur”, thotë Shesheli, transmetonte Gazeta Express.

“Këto janë vetëm fjalë boshe me shumë fantazi. Në atë kohë unë kam qenë në Tajlandë në pushime. Të gjitha ato që janë shkruar nëpër gazeta, nuk janë absolutisht të vërteta”.

Lexoni edhe:

http://www.shqiptari.eu/dr-mark-skinner-serbet-gjate-luftes-ne-kosove-ua-kane-nxjerre-organet-qindra-shqiptareve-asnje-serb-asnje-hetim-alla-dik-martipse/

 

Kush është Arnaud Danjean: Nga një këshilltar i Kushnerit në mik të Thaçit

 

“Më shumë se dhjetë vite më parë unë isha në Ballkan, edhepse në atë kohë nuk e kam ndjekur skenën politike në Serbi. Unë kam punuar në qeverinë time, andaj kam njohur shumë njerëz. Unë jam njoftuar edhe me Zoran Gjingjic, Boris Tadic, Cedomir Jovanovic dhe Vuk Jeremiç, me të cilin gjithashtu jam një mik shumë i mirë. Unë kam kontakte të mira personale me disa nga politikanët tuaj nga të gjitha partitë. Ndonjëherë, kur njëri prej tyre ka vizituar Parisin, gjithmonë takoheshim dhe flisnim. Puna ime ishte për të marrë informacion dhe unë kurrë nuk ka punuar nën një emër të rremë”, por siç thotë ai, “kjo është diplomaci. Këtu nuk ka asgjë sekrete”, thotë Danjean.

“Këshilltari i presidentit francez, Nicolas Sarkozy, në një konferencë zyrtare për sigurinë kombëtare në SHBA që u mbajt në vitin 2006, tha se ata duhej të bënin gjithçka që të mundnin për ta parandaluar Sheshelin t’i fitoj zgjedhjet në Serbi”, thotë Sheshel.

Shesheli vuri në dukje se kjo ka ndodhur një javë para se të përfundojë njëmujori i grevës së tij kur ishte në paraburgim në Tribunalin e Hagës.

Sheshelj gjithashtu thotë së Vuçiç nuk ishte në qendër të të huajve.

Danjean gjithashtu nuk e fsheh se Beba Popovic, është një mik i ngushtë i tij, por ai nuk deshi të flasë për detaje, transmeton Express.

Danjean gjithashtu thotë se ai është i detyruar ndaj Serbisë, pasi që gruaja e tij është me prejardhje serbe.

“Gruaja ime është me prejardhje serbe, ka lindur ne Beograd. Njerëzit në Serbi nuk e dinë se shërbimet sekrete në Francë nuk janë si ju. Ne nuk jemi polici sekrete dhe ne nuk e trajtojmë askënd me manipulim”, thotë Danjean.

 

Përgatiti: Naim Miftari

SHPËRNDAJE