Në çerekfinale Gjermania ballafaqohet me Japoninë, kurse Anglia me Francën.

Futbollistja Fatmire Bajramaj pas dy ndeshjeve si zëvendësuese, në takimin e tretë është paraqitur titullare me Kombëtaren e Gjermanisë, e cila ka qenë shumë e fortë për Francën. Gjermanet shënuan fitore me rezultat 4:2 dhe kjo ishte fitorja e tretë më radhë, duke u kualifikuasr në çerekfinalen e Kampionatit Botëror për femrat që zhvillohet në Gjermani. Kampionet në fuqi ishin shumë më të mira dhe shpërthyen me lojë e gola. Francezet me gjithë orvatjet nuk ishin të denjë që të befasojnë një super Gjermani që ka në radhët e saja Bajramajn nga Kosova. Gjermania është kandidate për të fituar titullin e botës, pasi kanë përparësinë e fushës, por sigurisht edhe potencialin e futbollisteve më të mira. Në minutën e 25-të, gjermanet kaluan në epërsi, duke iu falënderuar golit te Garefrekes, ndërsa Grings ka ngritur shifrat në 2:0 pikërisht në minutën e 32-të. Francezet e zvogëluan rezultatin në minutën e 56-të nëpërmjet Delie, kurse gjermanet sërish shpërthyen me gol. Futbollistja Bajramaj, e ashtuquajtura “Lira”, ka qenë promotore e një veprimit të rrjedhshëm të gjermaneve, e cila faulohet nga një futbolliste rivale në minutën e 68-të, ndërsa Grings ka gjuajtja e lirë ka shënuar për 3:1 dhe ishte edhe goli i dytë i saj. Franca ia komplikon sigurisht punët kampiones, pasi zbusin humbjen në 3:2 me golin e Georges të shënuar në minutën e 72-të. Në minutën e 82-të, Bajramaj është ndëshkuar me karton të verdhë, e cila ka luajtur plotë 90 minuta. Një minutë pa përfunduar takimi gjermanet shënuan edhe golin e katërt dhe të fitores 4:2. Protagoniste e këtij golit ka qenë futbollistija Okoyino da Mbabi. Në çerekfinale Gjermania ballafaqohet me Japoninë, kurse Anglia me Francën.

 

Franca – Gjermania 2:4 (0:2)

Stadiumi Borussia-Park.

Shikues: 45687.

Gjyqtarë: Kirsi Heikkinen (Finlanda)

Shënues: Delie (56’), Georges (72’) – Garefrekes (25’), Grings (32’, 68’), Okoyino da Mbabi (89’).

KV: Georges, Renard, Bussaglia – Goeßling, Bajramaj.

KK: Sapowicz.

Franca: Sapowicz, Lepailleur, Georges, Renard, Boulleau, Soubeyrand , Bussaglia, Le Sommer (Deville 68’), Necib (Abily 46’), Thiney dhe Thomis (Delie 46’).

Gjermania: Angerer, Schmidt, Krahn (Popp 78’), Bartusiak, Peter, Laudehr (Hingst 46’), Goeßling, Garefrekes, Okoyino da Mbabi, Bajramaj dhe Grings.

 

 

Grupi A

Kanada – Nigeria 0:1

Franca – Gjermania 2:4

1. Gjermania 3 3 0 0 7:3 9

2. Franca 3 2 0 1 7:4 6

3. Nigeria 3 1 0 2 1:2 3

4. Kanada 3 0 0 3 1:7 0

Grupi B

Meksika – Zelanda e Re 2:2

Anglia – Japonia 2:0

1. Anglia 3 2 1 0 5:2 7

2. Japonia 3 2 0 1 6:3 6

3. Meksika 3 0 2 1 3:7 2

4. Zelanda e Re 3 0 1 2 4:6 1/bs

SHPËRNDAJE