Mariam është 47-vjeçare, e cila pas disa vitesh të kaluara në vetmi, ka vendosur të kërkojë fatin e jetës dhe atë përmes emisionit “Schwer verliebt” (“Është vështirë të dashurohesh”). Ajo nga kandidatet tjera dallon për atë se ka mjekër të gjatë, nga e cila nuk dëshiron të ndahet.

“Qimet në fytyrë më janë paraqitur në moshën 22-vjeçare, pasi kam lindur djalin”, tregon Mariam.

Niveli i testosteronit i është ngritur dukshëm pas lindjes. Në fillim kishte hequr qimet, por para tri vjetësh vendosi të lëshojë mjekrën. Ndërkohë kjo grua nga Saska e Poshtme zhvilloi një stil të veçantë dhe është mësuar me shikimet e habitshme të njerëzve kudo që paraqitet.

Ajo thotë se nuk i pengon që të tjerët e shikojnë çuditshëm, por burri i ardhshëm i saj duhet ta plotësojë një kusht.

“Ai nuk duhet të insistojë që ta heqë mjekrën”, thotë Miriam, e cila akoma është në kërkim të bashkudhëtarit të jetës.

Rrëfimi për të shfaqur në emisionin “Është vështirë të dashurohesh” dhe tash pret kandidatët e interesuar.

VIDEO:

http://www.youtube.com/watch?v=yncXUPEP_fA

SHPËRNDAJE