Gjate dite se sotme ne media ka qarkulluar nje lajm se klubi i futbollit “Vitia” e ka paditur Federaten e Futbollit te Kosoves, ne lidhje me sic eshte thene  parregullesite ne procesin zgjedhor te shpallur nga kjo e fundit.

Ka qene “kallxo.com” ajo e cila ka plasuar nje lajm kinse padine nga ana e KF Vitise e kane konfirmuar  kreret  e ketij klubi, duke iu referuar z. Florent Emini si kryetar dhe se ai e ka konfirmuar padine.

Z. Emini ne anen tjeter ne nje bisede telefonike ka mohuar gjithcka qe shkruhet ne portalon e “kallxo.com” duke thene se te gjitha jane shpifje te mediave. “Une as nuk jam kryetar i klubit e as nuk me ka telefonuar askush gjate dites se sotme e as keto dite. Nuk kam bash asnje lidhje me ate qe shkruhet neper media, te gjitha jane shpife, as nuk e di nese eshte paditur FFK nga klubi e as nuk di asgje, krejt jane rrena”, ka perfunduar Emini.

SHPËRNDAJE