Kanë filluar të jenë më të ngrohta debatet rreth futbollit këto ditë, më konkretisht rreth zgjedhjeve brenda shtëpisë së futbollit në Kosovë, duke u ndeshur interesat e palëve, sic tha traineri i mirënjohur z. Afrim Tovërlani mbrëmë në një emision televiziv.
Në të njëjtin televizion, e në të njejtën studio, i pranishëm ishte edhe kandidati për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Arianit Ahmeti i cili fuqishëm qëndron kundër vazhdimit të punës së mëtutjeshme të z. Agim Ademi, ku ka kritikat e veta. Por, ajo cfarë na ka rënë në sy nga emisioni i mbrëmshëm, është një kundërthënie nga ana e z. Ahmeti pasi që në një moment tha se z. Agim Ademi ka larguar të gjithë njerëzit e Fadil Vokrri nga federata, duke përfshirë edhe djalin e tij.


Në anën tjetër, në youtube ekziston një video nga konferenca ku ishte njoftuar për largimin e z. Gramoz Vokrri, ku z. Arianit Ahmeti e arsyetonte largimin e Vokrrit nga federata si të ndikuar nga vullneti i vetë këtij të fundit, duke shpjeguar se i ishin ofruar 5 pozita djalit të legjendës së futbollit kosovarë, por që ai i kishte refuzuar të gjitha duke e kërkuar një pozitë të drejtorit gjeneral, ku z. Arianit Ahmeti i referohet kësaj pozite si dicka të panjohur në federatë, si dicka e shpikur nga z. Vokrri.
Tash cka na bën të habitemi është nëse z. Ahmeti vazhdon të mendojë se largimi i Gramoz Vokrrit ka qenë për shkak të emrit sic e thoshte në të kaluarën sa ishte pjesë e federatës, apo mendon se e ka larguar z. Agim Ademi, sic po thot sot kur është kandidat për kryetar të FFK-së.

 

VIDEO NGA TV DUKAGJINI NATEN E MBREMSHME KU ARIANIT AHMETI AKUZON AGIM ADEMIN PER LARGIMIN E GRAMOZ VOKRRIT : 6 Mars 2022

VIDEO E TRI VITEVE ME PARE, KU ARIANIT AHMETI ARSYETONTE LARGIMIN E GRAMOZ VOKRRIT: 8 Mars 2019

SHPËRNDAJE