Résultat de recherche d'images pour "idriz ajeti Presheva"Në moshën 102-vjeçare Vdiq sot në Prishtinë, albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe veprimtari i palodhshëm në zhvillimet shoqërore, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Idriz Ajeti, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Lamtumire profesor!.. Akademiku Idriz Ajeti ishte ambasadore i letrave shqipe! Ai shkoi me liber në dorë e me sytë kah Presheva. Fjalet e fundit qe mi tha profesor Ajeti ne Prishtinë ishin: Eh more Nefail me duket do te vdes pa e pa Presheven ne Kosovë!…

 

Akademiku Ajeti i tredhtuar nga mosh dhe politika, ai shkoi me sy qele, pa e pare Luginen e Presheves me Kosovën per te cilen punoi tere jetën

Autor, personalitet shkencor, dijetar euridit, pa kontributet e të cilit studimet albanologjike në Kosovë e më gjerë nuk do të ishin këto që i kemi msot, akademik Ajeti ishte dhe mbetet njëra nga figurat më të ndritshme të historisë se kombit tone.

Akademik Ajeti shkoi me sy qele qe punoi dhe enderroi per bashkimin e trojeve shqiptare, por s’ja priti ymri me e pa kurre Luginen e Presheves ne Kosovë per cka edhe ishte angazhuar te cilin mund politika e brisht, ja huqi.

Akademiku Idriz Ajeti është dhe mbetet ndër emrat më të njohur në fushën e linguistikës dhe ambasador i kulturës shqiptare.

“Gjuha, në këtë rast shqipja si mjet i të shprehurit është  dicka më shumë se mjet komunikimi, është një element indetifikues i popujve autokton ku shtrihen ata gjeografikisht dhe aty ku i thonë bukës – bukë e ujit –ujë, ato janë toka shqiptare, pra aty është Shqipëri..” ka thëne ne intervisten e fundit akademku yne Idriz Ajeti dhene agjenicse se lajmeve “Presheva Jonë”

Ajeti u lind në Tupallë të Jabllanicës së Epërme, me 27 janar 1917. Akademiku Idriz Ajeti është dhe mbetet ndër emrat më të njohur në fushën e linguistikës dhe ambasador i kulturës shqiptare.

 

Akademiku Idriz Ajeti: Lugina e Preshevës ka qenë dhe do të jetë Kosovë Lindore

“Nga koha e “krajlit” edhe sot e kësaj dite synimet e Serbisë janë ta zbrazin Kosovën Lindore nga shqiptarët. Programi i tyre i spastrimeve etnike po dëshmohet me Medvegjë”, ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” akademiku nga Medvegja Idriz Ajeti i cili edhe pse në moshën 100- vjeçare është vital dhe vazhdon t’i kotribuojë në Prishtinë gjuhës shqipe dhe kombit.

I pyetur për lëvizjen e popullatës shqiptare nga trevat e tyre etnike si dhe rreth të ardhmes së Luginës së Preshevës akademik Ajeti ka pohuar se “Lugina e Preshevës” pa shqiptarë nuk mund të quhet Kosovë Lindore. “Ju a nuk po e shifni se Serbia për 2-3 kisha në Kosovë, madje edhe pas kapitulimit ende vazhdon ta quajë Kosovën Serbi?! Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës diku po i realizon me sukses e diku po vazhdon. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerushme, sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artifialisht shumicë. Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve e kanë lëshuar vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesea dërrmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po iu përgatit terrenin duke iu imponuar largimin nga trevat e tyre”.

SHPËRNDAJE