Medvegjë, 13 shkrut -Në moshën 102-vjeçare Vdiq sot në Prishtinë, albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe veprimtari i palodhshëm në zhvillimet shoqërore, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Idriz Ajeti, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Akademiku Ajeti i tredhtuar nga mosh dhe politika, ai shkoi me sy qele, pa e pare Luginen e Presheves me Kosovën per te cilen punoi tere jetën

Résultat de recherche d'images pour "idriz ajeti presheva"

Autor, personalitet shkencor, dijetar euridit, pa kontributet e të cilit studimet albanologjike në Kosovë e më gjerë nuk do të ishin këto që i kemi msot, akademik Ajeti ishte dhe mbetet njëra nga figurat më të ndritshme të historisë se kombit tone.

Akademik Ajeti shkoi me sy qele qe punoi dhe enderroi per bashkimin e trojeve shqiptare, por s’ja priti ymri me e pa kurre Luginen e Presheves ne Kosovë per cka ehd eishte anguzhuar tze cilin mud poltika ja jomne brisht ja huqi.

Akademiku Idriz Ajeti është dhe mbetet ndër emrat më të njohur në fushën e linguistikës dhe ambasador i kulturës shqiptare.

“Gjuha, në këtë rast shqipja si mjet i të shprehurit është  dicka më shumë se mjet komunikimi, është një element indetifikues i popujve autokton ku shtrihen ata gjeografikisht dhe aty ku i thonë bukës – bukë e ujit –ujë, ato janë toka shqiptare, pra aty është Shqipëri…” ka thëne ne intervisten e fundit akademku yne Idriz Ajeti dhene agjenicse se lajmeve “Presheva Jonë”

Ajeti u lind në Tupallë të Jabllanicës së Epërme, me 27 janar 1917. Shkollën fillore e kreu në Banjë të Sijarinës, të mesmen në Shkup, më 1938. Po atë vit u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit, në Degën e Romanistikës. Studimet i mbaroi pas lufte, më 1949 në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Beogradit. Deri në vitin 1953 ishte profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Prishtinës. Në vitet 1953-1960 punoi lektor në Degën e Albanologjisë në Beograd. Në vitin 1958 u doktorua me temën: “Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë”. Nga viti 1960 ka dhënë mësim në Degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filozofisë të Prishtinës, një herë docent, pastaj profesor inordinar dhe nga viti 1968 profesor ordinar. Fushat kryesore të interesimit të tij shkencor kanë qenë studimet e dialekteve nga pikëpamja diakronike, raportet e shqipes me gjuhë t fqinje, në rrafshin e studimeve ballkanologjike, trajtimi i dokumenteve të hershme gjuhësore, shkruar me alfabet arabo-turk etj. Është marrë dhe me çështje të gjuhës së sotme shqipe dhe ka organizuar takime e konsulta gjuhësore për të kërkuar zgjidhjet e përhershme rreth njësimit të gjuhës shqipe. Prof. Ajeti ka merita të veçanta në proceset e standardizimit të shqipes.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Me vdekjen e Akademik Idriz Ajetit  ka humbur autoritetin nga më të mëdhenjtë të punës shkencor te ne, profesorin, veprimtarin, njeriun e urtë dhe të dijshëm.

 

VEPRITARIA E TIJ SHKENCORE:

Veprimtaria  e tij shkencore është e gjerë dhe e gjithanshme. Ka botuar: Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX, (1960), Istorijski razvitak gegijskog govora Arbanasa kod Zadra (1961), Hymje në historinë e gjuhës shqipe (1963), Ortografia e gjuhës shqipe (bashkautor) (1964), Historia e gjuhës shqipe (Morfologjia historike), (1969), Probleme të historisë së gjuhës shqipe, (1971), (zgjodhi e mbarështroi), Studije iz istorije albanskog jezika (1982), Studime gjuhësore në fushë të shqipes I, (1982), II (1985), III, IV (1989), Shqiptarët dhe gjuha e tyre (1994). Në Prishtinë, Tiranë e gjetiu janë botuar vëllime me studime të zgjedhura të tij. Ka hartuar tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme e studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.

Në vitet 1997-2002 Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës botoi veprën e tij të plotë në pesë vëllime.

Në bibliografinë e tij gjejmë qindra artikuj, studime, kumtesa të mbajtura në Konferenca shkencore, seminare, takime kombëtare e ndërkombëtare, të botuara në revista e periodikë në shqip, por edhe në gjermanisht, frëngjisht apo në gjuhë të tjera.

Me nismën e tij, si shef i Departamentit të Gjuhës Shqipe pas hapjes së Fakultetit në Prishtinë (1960), u nxor revista shkencore “Gjurmime albanologjike” (1962) e më 1974 u organizua Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare për të huaj.

Gjatë vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-73 dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet 1973-75 rektor i Universitetit të Prishtinës.

Anëtar i ASHAK u zgjodh me gjeneratën e parë ta akademikëve dhe menjëherë mori titullin akademik, ndërsa në vitin 1979 u zgjodh kryetar i saj deri më 1981. Më 1996 ai do të rizgjidhet kryetar dhe do ta drejtojë Akademinë deri më 1999.

Prania e Idriz Ajetit në jetën shkencore e kulturore si dhe në të gjitha zhvillimet shoqërore ka qenë e dukshme dhe thelbësore. Puna e tij është shtrirë edhe në fushën e të drejtave të njeriut dhe në veprimtarinë shoqërore. Akademik Idriz Ajeti ka qenë Kryetar i Parlamentit të Kosovës në njërën nga periudhat më të vështira të saj si dhe pjesëmarrës i Konferencës së Rambujesë.

SHPËRNDAJE