Leoreta Xhaferi ndryshe ajo ne rrjetet sociale njihet si Lori Xh. Ka te mbaruar studimet në UN Fan S. Noli për cikël të ulët dhe master në Gjuhë-letërsi po në të njëjtin. Si dhe një shkollë me profil analizë politike në Tirane me titullin “Elitë Polike”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Punon mësuese prej 11 vitesh në rrethinat e qytetit të Korcës. Ka pasion artet dhe shkencat shoqërore. Aktore në më shumë se një dramë, recitale dhe filma me metrazh të shkurtër, pjesëmarrëse në koncerte të ndryshme si një kënduese e këngës popullore, kryesisht të tabanit kombëtar. Leoreta eshe adhuruese e psikologjise, filozofisë, socioogjisë dhe letërsisë
Leoreta Xhaferi eshte autore e dy librave me poezi. I pari me titull “Dhe vjen një ditë” ku npm vargut të thjeshtë trajtohen, drama jetësore si emigracioni, divorci, prostitucioni dhe tema sociale ku kryesisht spikat brishtësia e botës shpirtërore të njeriut në përgjithësi, pak më tepër sillem rreth universit femër, njëherësh forcës dhe delikatesës që ajo mbart në shpirtin e saj kristalin blu.
Libri i dytë titullohet “Materie inorganike” ku npm vargut filozofik dhe personazheve mitikë shfaqet një luftë e hapur midis vlerave dhe antivlerave shoqërore dhe kombëtare. Këtu spikat më tepër dashuria për njeriun, për gjuhën, për kombin. Në thelbin e tij libri ulërin në veshët e botës së pashpirt, asaj inorganike të vdekur, pa ndjenja humane, atdhetare etj etj ta shndërrojë në një botë shpirtërore organike, të gjallë me shpirtin e ndriçuar ku vlerat të triumfojnë mbi antivlerat në lidhje me njeriun, gjuhën tonë të lashtë dhe vetë kombin. Si prezantim rreth poezisë po servir një poezi nga libri i parë, një poezi nga libri i dytë dhe një poezi të pabotuar ende. Ja një mënyrë përjetimi në vargje si një revoltë lidhur me kontekstin shkak-pasojë që çojnë në divorce të pashmangshme e njëherësh të panumurta. Drama, sakrifica, lufta për mbijetesë dhe dëshira për të vazhduar jetën pavarësisht se si ajo të vjen.

 

PO IKI..

Po iki me këmbët tërhequr zvarrë,
këtu asgjë nuk më ka mbetur, nuk kam pse rri.

 

Braktisur, po shkoj sa më larg gjithçkaje, që pa mëshirë mundimshëm më torturon. Trishtimi si lak në grykë frymën po ma merr.
Mbi grumbuj gërmadhash nxitoj, fundosur në puset e pikëllimit, e harruar, si një pasagjer i vetmuar, hipur mbi largimin. Dëgjoj, nota këngësh që dikur bashkë kemi kënduar në një zë, në një kohë dhe sot dy zëra të largët kemi mbetur.
Dhimbshëm po iki me sakrificat shteruar,
si hije stërgjatur rrugëve në zbrazëti.
Larg, shumë larg, por jo deri në varr.
Penduar mos më kërko,
s’do të kthehem kurrë.
Po iki, e pafajshme,
brengat rëndojnë në shpirt,
bashkë me sakrificën time, tashmë të shterur, që ti s’u përpoqe ta njohësh asnjëherë.
Po iki….me trenin tim,
ndonëse të vonuar…..

Marrë nga libri
“Dhe vjen një ditë”
Fq 65

Një tjetër ulërime vjen neeprmjet kësaj poezie ku i këndohet vlerës tonë të çmuar kombëtare gjuhës shqipe dhe prozvaljes që asaj i bëhet nga ata që mohojne lashtësinë e saj.

 

KATAKOMB

Ah moj gjuha e nënës time!
Mësuar belbëzimit tim fëminor,
Aty gjoksit stërrall driadës hyjnore,
Aty qumshtit pellazg, trojan mëkuar,
Aty Dodonës shkëmbinjve kodikë shkruar.

Të shkel unë miopi s’shikoj,
Flas, qesh, qaj rrenqethshëm morteve.
Dasmave hedh valle e ëmbël këndoj,
Fjalët e tua burojnë damarëve të gjakut,
Gjuhën time unë e quaj të huaj.

Bota jonë me shpirtin e Rashelës ty të ka vdekur.
Mantelet e fustanet e saj prosti.
Gjuha e nënës time mbirë Babelit e Edenit,
Katakomb, eshtra e gjuhëve të botës heshtur.
Me ty foli Çezari e Pilati dikur
Kodrës golgate, mëkatit të Betlehemit.

Gërmat e tua të florinjta çdo ditë,
Përdhosen e mohohen nga ne të tutë bij,
Por do vijë dita do të vijë,
Kurorën tënde, buzën tënde do ta kesh.
Bijve të tu që pinë tëndin gji.

Katakombeve të tua kam
hyrë,
T’i mbledh e qëmton fjalët nëpër glob.
Sa të thur kurorën e fjalëve të mohuara,
Nuk vdes kurrë, ka thënë i madhi Zot.
Bakallëve të shitur e gjak përdhunuar,
As varre vemjesh su jep kjo tokë.

Marrë nga vëllimi poetik
“Materie inorganike” Fq 40

Të pabotuara

*******
Mos më pyet nga po shkoj
Unë eci vetëm rrugës time
Ti nuk ecën aty me të njëjtat hapa
Guralecët të duken shkëmbinj
Pengohesh e rrëzohesh me veten
Kam rënë edhe unë, të gjithë bien
E keqja është se ti nuk di të ngrihesh
Ndihesh rehat ngjitur pas dherit
Zvarritu pra…….
Vemjet kanë lindur për tu shkelur
Për këto nuk ekziston asnjë keqardhje
Mëso të shikosh pak më lart se toka
Ndoshta jo deri në qiell
Unë po shkoj rrugës time
Aty nuk shkojnë kurrë zvarranikë.


Lori Xh

 

BABAIT
Mbështetur rri mbi divanin që nuk deshe ta braktisnim kur ikëm nga shtëpia jonë e vjetër, ndërsa në heshtje lexoj rrudhat e tua një,dy,tre,katër,pesë,sot shoh edhe një tjetër. Të gjithave u di emrat edhe formën ua njoh, vraga më e madhe mban emrin tim, më kot mundohesh ta fshehësh,ajo është imja. Sikur të mundja të pastroj ballin tënd, ne vend të tyre të pikturoja veten ndyshe, ah sikur,kështu me pak rrudha do të shihja. Habitem,si nuk u ankove një herë për fatin tim!? Unë t’i kam shtuar vragat mbi ball, e di, por ti nuk ma the kurrë, veç heshte,heshte me dhimbjen time dhe tënden dyfish për mua, sytë i ke rënduar nga lotët që t’i pengon burrëria ndërsa vitet rendin si ujëvara pa kthim, koha më prezanton me rrudhat e mia.
Lori Xh
SHPËRNDAJE