ekiiArmando Sadiku është trim i fitores së Shqipërisë me rezultat 1:0 kundër Rumanisë. Shqipëria renditet në vend të tretë me 3 pikë dhe kualifikimi i saj do të varet krejt nga plasmani i kombëtareve në grupet tjera. Në Lyon, në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup, e kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët kremtuan fitoren e shumëpritur dhe historike.

Shqipëria fantastike, gjunjëzoi me rezultat 1:0 Rumaninë, në ndeshjen e fundit (xhiros së tretë) të grupit A në Kampionatin Evropian. Shqipëria historike. Një super fitore e historike ndaj Rumanisë që hiqej në një formë favorite. Pas plot 68 viteve Shqipëria e thyen traditën e keqe me rumunët. Djelmoshat kuqezi që të gjithë meritojnë notën dhjetëshe për lojën që treguan për gjatë 90 minutave. Të gjithë dhanë atomin e fundit, e amortizuan lojën e kundërshtarit.

Mbrojtja e fortë me Arlind Ajetin, Mërgim Mavrajn me bashkëlojtarë të tjerë, me sulmuesin Armando Sadiku, trimin që shënoi golin e fitores në minutën e 43-të. Shqipëria impresionoi me lojë të bukur, e meritoi fitoren. Trepikëshi historik. Shqipëria është në vend të tretë dhe tani e pret se si do të rrjedhë renditja e kombëtareve tjera në grupe të tjera, pra plasmani i përgjithshëm. Shqipëria ka gjasa që të shkoi në të tetën e finales, por e gjitha do të varet nga plasmani i kundërshtarëve tjerë. Rumania paketon valixhet për në shtëpi. Festë në Lyon, shqiptarët kremtojnë fitoren e madhe.

Në stadiumin “Parc Olympique” në Lyon, ku 75 për qind e tifozëve ishin shqiptar, i dhanë zemër trimave tanë. Një fitore që do të mbahet mend gjithmonë, për faktin se djelmoshat tanë treguan shpirt luftarak. Pas dy humbjeve në saje të fati sportiv, 1:0 nga Zvicra, pastaj me 2:0 nga Franca, e treta doli e vërteta dhe triumfoi Shqipëria kundër Rumanisë. Shqipëria renditet në vend të tretë me 3 pikë dhe kualifikimi i saj do të varet krejt nga plasmani i kombëtareve në grupet tjera.

SHPËRNDAJE