Preshevë, 24 janar  -Ka nisur sot  rrugëtimi  tradicional i “Karvanit të  Shkrimtarëve të Luginës” me orët letrare të organizuara duke filluar ne Shkollën e Mesme Teknike në Preshevë psatj per te vazhduar në shkollën fillore “Selami Hallaçi ” në Rahovicë dhe me këtë aktivtet u shënua “Flaka e Janarit”, njfton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Flaka e Janarit” u shënua me një  fjalim nga prof. Avni Shaqiri, në nderim të të rënëve për liri të të gjitha kohërave, kumtesë që ngjalli kureshtje te nxënësit e drejtimit të mjekësisë.

Më pas u mbajtë orë letrare dedikuese nga poetët e pranishëm Bilall Maliqi, Herolinda Salihu, Rexhep Abazi, Marigona Fejzullahu, Alixhemal Salihu,, Nehat Ramizi,  Avni Shaqiri, Rrahman Hyseni, Ramize Halimi..

Drejtori i Shkollë së Mesme Teknike në Preshevë,  Islam Isufi falënderoi stafin e poetëve te ketij karvani  duke vleresuar lart punën e Shoqatës “Feniks” dhe shprehi gatishmëri që edhe në të ardhmen të kete keso organzimesh.

“Karvani i Shkrimtarëve të Luginës” i nisur shkollën fillore “Selami Hallaçi ” në Rahovicë u mirëprit nga shkollaret, ndërsa poetët zgjodhën poezi dedikuar  fëmijëve, meqerast edhe  nxnesit recituan poezi.

Përfaqësuesit e dy shkollave kanë shtruar edhe koktej rasti për poetët dhe nxnesit me rpofesroet e tyre pjesëmarrës në “Karvanin e Shkrimtarëve të Luginës” ku prezentuan edhe tre mysafir, krijues keta  nga Kosova, si Lela Tahiri,  Hajrush Redenica dhe Fata Uka nga Mitrovica.

SHPËRNDAJE