Gjatë muajve të fundit kemi raportuar për shumë projekte të rëndësishme për të cilat po punohet fuqishëm nga ana e njerëzve të FFK-së me insistim nga presidenti Ademi, njëri ndër të cilët ka filluar të implementohet këto ditë.
GRASSROOTS është programi i cili i udhëhequr nga Sanije Krasniqi – trenere, ka filluar të implementohet nëpër shkolla fillore me nxënësit e moshës 9-10 vjecare apo të klasave të treta. është shkolla fillore e fshatit Përlepcinë e Gjilanit dhe fëmijët e këtij rajoni të cilët po përfitojnë të parët nga ky projekt fantastik, ku në vazhdimsi pritet të shtrihet në tërë territorin e vendit.


I pyetur në lidhje me këtë nismë, i pari i FFK-së, z. Agim Ademi është shprehur tejet i lumtur duke thënë se masovizimi i futbollit që nga fëmijëria është thelbi i një të ardhme të ndritur për futbollin, për zhvillimin e të cilin edhe po qëndroj në krye të FFK-së. “Jam tejet i lumtur me këtë projekt që kemi arritur që futbollin ta fusim nëpër shkolla, në kuadër të programit GRASSROOTS të udhëhequr nga shefja e këtij sektori znj. Sanije Krasniqi si trenere e cila bashkë me instruktorët dhe arsimtaret e edukatës fizike nëpër shkollat rrespektive do të bëjnë më të mirën për masovizimin e futbollit në vend, për cka edhe qëndroj në krye të FFK-së, pra për zhvillimin e futbollit nga A-ja deri tek ZH-ja, nëse mund ta them figurativisht”, ka përfunduar Ademi.

SHPËRNDAJE