Federata e Futbollit të Kosoves gjate dites se sotme ka reaguar me ne fund ndaj shpifjeve te vazhdueshme te portalit Insajderi, ne lidhje me nje dokument fantom, i cili pretendohet se eshte shkruar nga ish sekretare i FFK-se, z. Eroll Salihu e ku e implikon ne afera te ndryshme presidentin e FFK-se, z. Agim Ademi.
Vlene te theksohet se vet z. Salihu e kishte demantuar portalin qe aludonte se autori i dokumentit ishte z. Salihu, megjithkete, portali insajderi nuk eshte ndalur se “rrahuri” temen e njejte, per cka sot FFK ka reaguar.

Ja reagimi i plote i FFK:

Portali Insjader/Insport në vazhdimësi po shpërndan lajme të rrejshme ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe futbollit të Kosovës në përgjithësi. Federata e Futbollit të Kosovës nuk është marrë për një kohë të gjatë me këto shpifje dhe shantazhe nga ky portal, pasi që energjitë tona janë të kanalizuara në zhvillim të futbollit të Kosovës. Por për hirë të së vërtetës dhe për faktin se shpeshherë mosreagimi nga ky portal dhe njerëz të caktuar është konsideruar si pranim i shpifjeve, Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që t’i raportojë dhe ankohet për këto shantazhe pranë organeve përkatëse, si Këshilli i Mediave të Shkruara, Gjykata dhe Prokuroria. Në këtë vijimësi, së fundi kemi bërë ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara ndaj lajmeve të rreme të këtij portali ndaj FFK-së dhe ky organ ka miratuar ankesën e FFK-së dhe ka konstatuar shkleje të këtij portali në artikujt e publikuar. Po ashtu, këto raste janë proceduar edhe në gjykatë ku është parashtruar padi dhe besojmë se së shpejti edhe gjykata do ta thotë fjalën e vet për këto shpifje të portaleve Insajder/Insport.
FFK gjithmonë ka qenë në përkrahje të mediave, e hapur e transparente, dhe ka mirëpritur edhe kritikat e mirëfillta dhe jo tendencioze. Megjithatë, FFK si institucion tash e tutje nuk do t’i anashkalojë shpifjet dhe shkrimet tendencioze dhe pa asnjë bazë të së vërtetës, sidomos nga këto portale që punojnë për grupe të caktuara të interesit. Ndonëse me mediat në përgjithësi kemi bashkëpunim shumë të mirë, jemi të detyruar që për portalet e tilla dhe për çdo shkrim të tyre shpifës të paraqesim ankesë dhe padi në organet kompetente.

Vendimi i Këshillit të Mediave të Shkruara:

Padia e ushtruar ndaj portalit të lartpërmendur:

SHPËRNDAJE