Kosova mund t’ia shohë hajrin zhvillimit të Botërorit në Katar. Stadiumi ku do të luhet finalja e FIFA Arab Cup 2021 dhe njëkohësisht edhe ndeshjet e Kampionatit Botëror 2022 në Katar ka gjasa që të transferohet në Kosovë. Stadiumi i cili është ndërtuar nga Federata e Katarit dhe nga FIFA vetëm për ndeshjet e Botërorit 2022, pas përfundimit të këtij eventi do të demontohet plotësisht.

E pikërisht ky fakt ka bërë që drejtuesit e FFK-së, duke pasur parasysh edhe raportet e mira dhe bashkëpunimin korrekt me FIFA-n dhe me Federatën e Katarit, të paraqesin kërkesë që ky stadium pas Kampionatit botëror dhe demontimit të tij t’i jepet Kosovës si donacion. Futbolli.info merr vesh se tashmë FFK e ka paraqitur kërkesën në FIFA dhe në Federatën e Katarit dhe se presidenti Ademi ka shpresa të mëdha se kërkesa e tyre për ta pasur këtë stadium do të hasë në mirëkuptimin e njerëzve kompetentë. Ky stadium është krijuar krejtësisht nga metali nga 974 kontenjer, derisa demontimi dhe pastaj montimi i tij bëhet shumë lehtë

SHPËRNDAJE