Menaxheri i Mançester Junajtedit, Ser Aleks Ferguson ka thënë për mediat britanike se të përzgjedhurit e tij mund të mposhtin Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve, nëse do të mund të ndalin treshen Ksavi-Iniesta-Mesi.

Mançester dhe Barcelona, do të takohen më 28 maj në “Uembli” në finalen e madh të Ligës së Kampionëve.

“Barcelona është skuadër e madh. Mançester mund të fitojë finalen nëse mund t’i ndalim Ksavin, Initesan dhe Mesin”, ka thënë skocezi.

SHPËRNDAJE