Preshevë, 24 shkurt -Një objektiv për të tashmen dhe një synim për të ardhmen. I rikthyer në formën më të mirë pas dëmtimit, Arbnor Fejzullahu, nuk është vetëm një prej elementëve më të rëndësishëm të Partizanit në garën për titull. Kualiteti i mbrojtësit 23-vjeçar nga Presheva (Ternocit të Bujanocit) dhe potenciali i tij për të vazhduar rritjen si futbollist është shoqëruar me sirenat nga Italia. Hellas Verona është një prej skuadrave që janë vënë në ndjekje të djaloshit nga Presheva. Megjithatë, zërat e merkatos nuk e shpërqendrojnë Fejzullahun, për të cilin gjërat më të rëndësishme vijnë në fillim.
Ardhja e presidentit të Veronës, Mauricio Seti, si i ftuar në ndeshjen Partizani-Kukë- si, mësohet se ka përcaktuar edhe destinacionin e ri të mbrojtësit të Partizanit, djaloshit nga Presheva Arbnor Fejzullahu.
Burime të ndryshme kryesisht pranë klubit të kuq bëjnë me dije se Arbnor Fejzullahu është lojtar i Veronës dhe se tani mbetet të zbulohen termat financiarë të transferimit të lojtarit në klubin e Serisë A, si dhe koha e largimit të tij, shkruan agejncia e lajemeve “Presheva jonë”.
Arbnor Fejzullahu:  Çdo futbollist mendon që të japë më të mirën këtu, pastaj të vazhdojë në një kampionat tjetër më të fort. Momentalisht jam i përqendruar në kampionat. Pas tre vitesh këtu mendoj që ka ardhur koha që Partizani ta fitojë titullin për ata tifozë që kemi. Ta fitojmë titullin dhe më pas do të rritet vlera e çdo futbollisti, jo vetëm e imja, por e çdo lojtari të skuadrës. Vetëm më pas mund të shohim për një transferim të mundshëm jashtë Shqipërisë, gjithmonë me vendimin e klubit.
Në ambiciet e të kuqve drejt titullit, pengesa e radhës është Kukësi. Një sfidë që mund të rezultojë vendimtare për suksesin në kampionat.
Arbnor Fejzullahu:  Do të ikim në Kukës vetëm për tre pikët dhe që të vazhdojmë rrugën drejt titullit kampion. Duke vlerësuar përballjet direkte, mund të them se gjatë vitit të kaluar kemi qenë superiorë ndaj Kukësit. I kemi mposhtur edhe në fushën e tyre. Shpresoj që ta përsërisim një rezultat të tillë, t’i mposhtim në shtëpi dhe të jemi në garë për titullin.
Fitorja në derbi i ka dhënë moral skuadrës së Starovës, ndërsa pengu i Fejzullahut është traversa që i mohoi një tjetër gol në supersfidën e kryeqytetit. Por, ndërsa thekson se suksesi i Partizanit mbetet më i rëndësishmi, mbrojtësi i djathtë ka edhe një mesazh për tifozët e kuq.
Arbnor Fejzullahu:  Ndihem shumë mirë. Jam i lumtur që u ktheva në formën më të mirë dhe të ndihmoj ekipin që të ecë përpara. Traversa në derbi? Kështu është edhe fati dhe këtë nuk mund ta ndryshojmë dot. Por e fituam atë ndeshje dhe kjo ka rëndësi. Normalisht tifozeria është shumë e rëndësishme për ne, na ka mbështetur në çdo ndeshje. Sidomos në derbi ish in të mrekullueshëm.
Pra, ky eshte  Rabnor  Fejzullahi qe në Preshevë kush si dha “kopacka”,  nga Tirana me titullin e Partizanin, shjpertheu në Merkato te Italisë. Cka me i thnen mershume ektioj preshevair, Te lumte djalosh, halla te koftë edhe kështu lobohet per vendlidjen!
SHPËRNDAJE